Ligji i ri” për matësit e energjisë, çfarë do të ndryshojë në faturën tuaj…

Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer në vëmendje me draftin e ri të ligjit për sektorin energjetik, i cili parashikon rregulla të veçanta për përdorimin e tyre dhe një plan të mundshëm zbatimi.

Sipas “nenit 91”, instalimi i këtyre pajisjeve nuk do të bëhet menjëherë. Fillimisht do të kryhet një analizë e plotë për të parë nëse kostot e projektit justifikohen nga përfitimet që sjell.

Enti Rregullator i Energjisë do të përcaktojë rregullat teknike të sistemit, ndërsa operatori i shpërndarjes do të vlerësojë nëse investimi është ekonomikisht i leverdishëm për t’u zbatuar në shkallë të gjerë.

Nëse kjo analizë rezulton pozitive, do të nisë një plan i detajuar 10-vjeçar për vendosjen e matësve inteligjentë në të gjithë vendin. Synimi është që të paktën 80% e konsumatorëve të pajisen me këto pajisje brenda 7 viteve nga fillimi i procesit.

Kostoja e projektit do të shpërndahet gradualisht dhe pritet të reflektohet në tarifat e rrjetit. ERE do të mbikëqyrë këtë proces për të siguruar që tarifat të jenë të drejta dhe që konsumatorët të përfitojnë realisht nga sistemi i ri.

Në rast se analiza del negative, instalimi masiv nuk do të realizohet. Megjithatë, çdo qytetar do të ketë të drejtë të kërkojë një matës inteligjent për përdorim personal, duke paguar vetë koston. Ndërkohë, rivlerësimi i situatës do të bëhet çdo katër vjet, në varësi të zhvillimeve teknologjike dhe të tregut.

Sa i përket matësve aktualë, ata do të vazhdojnë të përdoren vetëm nëse plotësojnë kërkesat e reja teknike. Pajisjet që nuk i përmbushin këto standarde do të duhet të zëvendësohen deri në vitin 2031

Related Posts

Vrima e vogël pranë veshit? E vërteta befasuese që mjekët duan ta dini

Kur shumica e njerëzve mendojnë për tipare të rralla fizike, zakonisht imagjinojnë diçka që bie menjëherë në sy—si ngjyra të veçanta të syve, modele të pazakonta flokësh…

“Jam e pasur…” – Monika Kryemadhi bën deklaratën që po trazon rrjetin: Çfarë zbuloi për pasurinë e saj?

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është ndalur së fundmi tek çështja e pasurisë së saj dhe familjes. E ftuar në emisionin “Log”, Kryemadhi u pyet…

Berisha e ka fiksim eIeminimin fizik të Ramës, pse hesht SPAK?

Nga Jakin Marena Sali Berisha me sa duke e ka fiksim vr asjen apo djegien të gjallë të kryeministrit Edi Rama, njëherësh dhe kundërshtari i tij politik…

“Më thanë prano ose do kaIbesh në qeIi!” Flet pas burgut Tina Pajollari – çfarë zbulon për vr*sjen e Martin Çeços?

“Nuk kam folur asnjëherë me Martin Çeçon, nuk e kam dëgjuar asnjëherë më përpara emrin e tij, për herë të parë e dëgjova në Komisariat. Oficerët më…

Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP – askush nuk e priste këtë…

Mimoza Ahmeti vazhdon të konfirmohet dita-ditës si “fenomeni” i padiskutueshëm i këtij edicioni të “Ferma VIP 3”. Ndërkohë që poetja ndodhet e izoluar brenda rrethimit të fermës,…

“M*trat te dera e shtëpisë” – Korreshi publikon pamjet tr*nditëse: Kështu do shkojmë në Europë?!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër skandal nga zona ku është zgjedhur ligjvënës. Ai ka publikuar një video-mesazh me pamje shqetësuese nga fshati Çermë-Sektor, njësia…