La të dashurin për Indrin, ja çfarë deklaron sot Vanesa

Tensionet dhe romancat brenda “Ferma VIP 3” vazhdojnë të prodhojnë dinamika të forta.

Së fundmi, në qendër të debateve është vendosur sërish raporti mes Vanesës dhe Indrit, i cili ka nxitur reagime të ashpra nga banorët e tjerë, duke e detyruar Vanesën të bëjë një deklaratë shumë të ndjerë.

Gjithçka nisi pas përzgjedhjes së filmit “Pasaporta” nga kryefermeri Romiri për t’u parë nga banorët.

Skena të caktuara të filmit u interpretuan nga disa fermerë—veçanërisht nga Ola dhe Malbora—si një mesazh i nënkuptuar që godiste drejtpërdrejt marrëdhënien e re që po lind mes Indrit dhe Vanesës. Ato sugjeruan se kjo zgjedhje nuk ishte aspak e rastësishme.

Këto interpretime dhe gjykime e kanë prekur thellë Vanesën, e cila ka vendosur të mos heshtë më, por të mbrojë me forcë atë që po përjeton, duke hedhur poshtë akuzat për “skandale”.

E gjendur mes presionit të kamerave dhe gjykimit për faktin që kishte një situatë pezull jashtë Vanesa shprehu hapur zhgënjimin e saj, sidomos ndaj Olës. Duke konfirmuar ndjenjat e saj të forta për Indrin, ajo deklaroi:

“Për Malborën e di se çfarë perla nxjerr, por më vjen keq për Olën. Filmi ishte një nga më të bukurit që kam parë. Ka shumë grimca tonat aty. Besoj te pëlqimi që Indri ka dhe lëmshin që po përjeton. Unë kam qenë vetë keq në fillim për shkak të lëmshit që kam pasur. Unë kam një familje jashtë. Unë në këtë marrëdhënie kam qenë e vërtetë, nuk kam frikë ta them.”

Duke i qëndruar besnike vendimit të saj, ajo theksoi përkushtimin ndaj Indrit, pavarësisht kostos së komenteve dhe gjykimit publik:

“Për Indrin ndjej shumë dhe jam e përfshirë. Unë nuk jam vajzë skandalesh. Jam një vajzë që bëj këngë dhe dua familjen. Jam e zhgënjyer me Olën. Jam e sinqertë dhe reale dhe u qëndroj ndjenjave të mia. E di që do gjykohem por unë besoj tek Indri. Një gjë që e kam kaq reale dhe të çmuar, të komentohet kështu.”

Related Posts

Mjeku paralajmëron se konsumimi i xhenxhefilit shkakton…

Xhenxhefili (Zingiber officinale) është përdorur për mbi 2,000 vjet në mjekësinë tradicionale — dhe shkenca moderne konfirmon shumë nga vetitë e tij shëruese. Nga qetësimi i të…

Meteorologia befason me parashikimin: Në fund të Prillit prisni…

Sot shënohet një nga ditët më të nxehta të këtij viti deri më tani, duke sjellë ndjesinë e parë të verës, edhe pse kalendarikisht jemi ende në…

Pensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes afateve optimiste dhe rrezikut…

Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do i duhen Shqipërisë…

Lajm i keq për mërgimtarët në gjermani

Qeveria në Gjermania ka miratuar një paketë të re reformash shëndetësore që përfshin vendosjen e një takse mbi pijet e gazuara me sheqer, duke nisur nga viti…

Apeli i GJKKO merr vendimin e rende per Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka vulosur këtë të mërkurë qëndrimin në paraburgim të kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese shqyrtoi kërkesën e…

“Nga Kisha e Laçit deri në Tiranë, kjo flutur nuk m’u nda nga dora”

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit….