Autorët e vr*sjes në Balldren e fshehën makinën duke e mbuluar me bar, e morën me qira në Rinas dhe i hoqën targat (Video)

Ky është një nga automjetet që përdorën autorët e vr asjes së dyfishë dy ditë më parë në Balldren të Lezhës.

Automjeti pa targa tip “Volkswagen Polo”, i cili u përdor nga autorët u gjet i mbuluar me bar në fshatin Torovicë. Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar veshjet e autorëve, në momentin e kryerjes së krimit, si dhe një palë targa.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja model 56, dhe nga këqyrja, rezultoi se automjeti ka të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.

Gjithashtu, në oborrin e banesës së shtetasit Besnik Kolndreu u gjet një automjet identik me automjetin e parë, në pronësi të tij, por me targa.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. M. ka marrë automjetin tip “Volkswagen Polo” (të cilin motra e tij e kishte marrë me qira, në Rinas), i ka hequr targat dhe në bashkëpunim me njërin nga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë përdorur për t’i prerë rrugën dhe për të qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit K. M. dhe G. M.. Pas krimit, e ka çuar automjetin, në banesën e shtetasit B. K., dhe e ka fshehur duke e mbuluar me bar, me qëllim humbjen e gjurmëve, gjithashtu me pretendimin se automjetin e tij, shtetasi B. K. e kishte identik dhe të rregullt.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi B. K., 22 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprat penale “Vr asja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për babanë e 22-vjeçarit, shtetasin N. K., 79 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në terren, për lokalizmin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shtetasit të shpallur në kërkim mesditën e sotme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Top Channel

Related Posts

“Nga Kisha e Laçit deri në Tiranë, kjo flutur nuk m’u nda nga dora”

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit….

“Tr*nditje dhe pikëIIim i thellë”/ Futbollisti i madhe gjendet i pajẹtë në shtrat nga bashkëshortja e tij

Një ish-futbollist është gjetur i vd ekur në shtrat nga bashkëshortja e tij, pasi thuhet se ka pësuar një atak të papritur në zemër. Është fjala për…

Vjen lajmi qe prek pensionistet, Bashkia jep lajmin e madh: “Do jete falas…”

Bashkia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me procesin e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët, duke theksuar se po merren masa për një proces më të…

Banka refuzoi t’i jepte leket pa certifikatën e νd*kjes, vëllai zhν*rros motrën dhe ua çon tek arka (FOTO)

Një burrë që jetonte në Indinë rurale, i paaftë të merrte një certifikatë vde kjeje për motrën e tij, nxori mbetjet e saj dhe i çoi tek…

Nuk gabon kurre! Karamuco nxjerr detajin shokues per vr&sjen m*kabre ne Lezhe

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili nxjerr detaje te sakta, te pagabushme dhe te konfirmuara, ka folur lidhur me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë. Ai…

3 shenja të horoskopit që do ta shohin fatin e tyre të ndryshojë në muajin maj 2026

Maji pritet të sjellë zhvillime të reja për tre shenja, të cilave do t’u ndryshojë ndjeshëm rrjedha e jetës. Maji i vitit 2026 nuk është si muajt…