Kristian Prenga “tr*ndit” botën e boksit: Joshua bëri gabim të rëndë që më zgjodhi mua si kundërshtar

Boksieri Kristian Prenga ka ndezur entuziazmin e sportdashësve shqiptarë, pasi njoftoi përmes rrjeteve sociale një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e sportit shqiptar.

Më 25 korrik, në Riad të Arabisë Saudite, Prenga do të ngjitet në ring për t’u përballur me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua, në një duel që pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës së boksit.

Kjo sfidë konsiderohet një moment historik jo vetëm për karrierën e Kristian Prengës, por edhe për sportin shqiptar. Vetë boksieri shqiptar është shprehur i bindur se kjo do të jetë nata që do të ndryshojë gjithçka.

“Anthony Joshua është një boksier i shkëlqyer, por bëri një gabim të rëndë duke më zgjedhur mua si kundërshtar. Ky është ndeshja që ndryshon gjithçka për mua dhe për të”, ka thënë fillimisht Prenga, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht emrit të madh me të cilin përballet, Prenga thekson se nuk ndihet aspak i nënvlerësuar. Përkundrazi, ai e sheh këtë situatë si një avantazh.

“E di që kanë plane të mëdha pas kësaj ndeshjeje, e di që po më anashkalojnë dhe kjo më pëlqen. Do t’ua prish planet dhe do ta tronditë botën në korrik në Arabinë Saudite”, përfundoi boksieri shqiptar.

Kristian Prenga hyn në këtë duel me një rekord mbresëlënës prej 20 fitoresh dhe vetëm 1 humbjeje, ndërsa të gjitha fitoret e tij janë arritur me nokaut, një statistikë që e vendos atë ndër sulmuesit më të frikshëm të peshave të rënda.

Përballja me Joshuan do të jetë prova më e madhe e karrierës së boksierit shqiptar, por edhe një mundësi e artë për të hyrë në historinë e sporteve botërore. Nëse arrin ta befasojë britanikun, Prenga jo vetëm që do ta realizojë ëndrrën e tij, por do të shkruajë një kapitull të ri për sportin shqiptar.

Sytë e tifozëve shqiptarë dhe botës së boksit janë përqendruar tani te 25 korriku në Riad, ku Kristian Prenga synon të bëjë atë që pak kush e pret: të nokautojë Anthony Joshuan dhe të “tronditë” botën e boksit. /Telegrafi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

“Më g’oditën me shkop bejsbolli dhe më shkatërruan makinën, u lanë të lirë pas 8 orësh”

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në Pogradec, i cili pretendon se është dhunuar brutalisht nga disa persona që…

Ky është stadiumi që do të ndërtohet në Kashar ku do të performojë Kanye West

Screenshot Për performancën live të reperit Kanye West më 11 Korrik në Shqipëri pritet të ndërtohet një stadium me kapacitet rreth 60,000 vende. Arena do të quhet…

“Ajo iku dhe më la kur rashë në koma!” Kush është gruaja e avokatit Saimir Vishaj?!

Drama personale familjare e avokatit të njohur Saimir Vishaj pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh të rritur me bashkëshorten e tij ka bërë xhiron e rrjeteve…

Jo vetëm Kanye West koncert në Tiranë? Artisti publikon FOTO me flamurin shqiptar, bashkë me të dhe Drake

Ditën e sotme u dha lajmi se reperi i njohur amerikan, Kanye West do të vijë me një koncert në Tiranë, më 11 korrik. Kjo u konfirmua…

“M’i gjen Edi në vend, fap-fap”, Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës:Lësho pak satelitin t’i kapin, vdiqa

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, i ka bërë një kërkesë të pazakontë nga “Ferma Vip” kryeministrit Edi Rama. E rrezikuar të humbasë sfidën për mbledhjen e lepujve…

Kryemadhi flet për paragjykimet: Nuk qava kur Iliri ‘tha do divorcohem’! Unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po!

Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”, teksa po fliste për gjyqin në GJKKO së bashki me Ilir Metën, u shpreh se është ndjerë e…