“Nga mendja ishte …”, Kryemadhi shpjegon paraqitjen e Ilir Metës në gjyq: Dukej pa gjumë dhe nuk del në diell!

Monika Kryemadhi ka komentuar paraqitjen e ish-presidentit Ilir Meta në seancën e fundit gjyqësore, duke u shprehur se ai, pavarësisht mungesës së gjumit dhe ekspozimit në diell, është shfaqur në formë të mirë fizike dhe mendore.

Në një intervistë për News24, ajo tha se Meta kishte një qëndrim të drejtë dhe se dukej më mirë se më parë nga ana e posturës. Sipas saj, ai kishte humbur peshë dhe kostumi nuk i përshtatej më si më parë, ndërsa shtoi se ai duket i lodhur dhe i zbehtë për shkak të kushteve në të cilat ndodhet.

Kryemadhi deklaroi gjithashtu se Meta zhvillon takime me fëmijët dhe familjarët një herë në javë, duke theksuar se ata i dërgojnë edhe ushqime gjatë vizitave.

Duke folur për procesin gjyqësor, ajo e cilësoi atë si një “proces politik”, duke përmendur sipas saj ndikime nga figura ndërkombëtare dhe drejtues të SPAK-ut. Kryemadhi kritikoi gjithashtu mënyrën e mbajtjes së Metës në seancë, duke e krahasuar me raste të tjera gjyqësore ndërkombëtare.

Monika Kryemadhi: Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ce ka patur. Kostumin e ka patur 56 duhet ta kishte 52, nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper.

Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet qe ka, më kanë thënë dhe fëmijët, kur i ka thënë ish-gjyqtares Irena Gjoka, që i thonte të bëhej gjyqi në orën 12 sepse ai kishte orën e ajrosjes.

Ndjenja e respektit tim si baba i fëmijëve të mi vazhdon, është gjyq politik, proces i inicuar nga Yuri Kim dhe Altin Dumani. Fëmijët shkojnë me motrën e Ilirit njëherë në javë që çojnë ushqime, fëmijët e bëjnë me radhë.

Është bërë rutinë, që presin gjithë ditën ta takojnë. Pjesa më e madhe që merreshin me pamjen ishte edhe për të krijuar presion psikologjik, qoftë për kafazin është punë e Ministrisë së Drejtësisë. Mendoj që mediat afër qeverisë e kanë pasur edhe si presion.

Sa për Beqajn ka një keqkuptim, sepse tek gjyqi qe ka për sterilizimin duhet të ishte në tavolinë. Pra mendoj që çështjen e kafazit mbajnë një ligj të një terroristi në Francës që kishte vrarë 100 njerëz. Por duhet bërë edhe një analizë që ti që më akuzon dhe më fut në paraburgim, këta gjyqtarët do mbajnë një përgjegjësi, fut njerëzit në burg, shkatërroi jetën.

Related Posts

“Më g’oditën me shkop bejsbolli dhe më shkatërruan makinën, u lanë të lirë pas 8 orësh”

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në Pogradec, i cili pretendon se është dhunuar brutalisht nga disa persona që…

Ky është stadiumi që do të ndërtohet në Kashar ku do të performojë Kanye West

Screenshot Për performancën live të reperit Kanye West më 11 Korrik në Shqipëri pritet të ndërtohet një stadium me kapacitet rreth 60,000 vende. Arena do të quhet…

“Ajo iku dhe më la kur rashë në koma!” Kush është gruaja e avokatit Saimir Vishaj?!

Drama personale familjare e avokatit të njohur Saimir Vishaj pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh të rritur me bashkëshorten e tij ka bërë xhiron e rrjeteve…

Jo vetëm Kanye West koncert në Tiranë? Artisti publikon FOTO me flamurin shqiptar, bashkë me të dhe Drake

Ditën e sotme u dha lajmi se reperi i njohur amerikan, Kanye West do të vijë me një koncert në Tiranë, më 11 korrik. Kjo u konfirmua…

“M’i gjen Edi në vend, fap-fap”, Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës:Lësho pak satelitin t’i kapin, vdiqa

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, i ka bërë një kërkesë të pazakontë nga “Ferma Vip” kryeministrit Edi Rama. E rrezikuar të humbasë sfidën për mbledhjen e lepujve…

Kryemadhi flet për paragjykimet: Nuk qava kur Iliri ‘tha do divorcohem’! Unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po!

Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”, teksa po fliste për gjyqin në GJKKO së bashki me Ilir Metën, u shpreh se është ndjerë e…