Kryemadhi flet për paragjykimet: Nuk qava kur Iliri ‘tha do divorcohem’! Unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po!

Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”, teksa po fliste për gjyqin në GJKKO së bashki me Ilir Metën, u shpreh se është ndjerë e paragjykuar gjatë kësaj periudhe, por theksoi se nuk ka zgjedhur të paraqitet si viktimë.

Ajo deklaroi se do të vazhdojë jetën e saj normalisht, duke u fokusuar te vetja dhe fëmijët, pavarësisht situatës së krijuar.

Kryemadhi mohoi lidhjen e saj me komentet dhe aludimet publike, duke i cilësuar ato si pjesë e debatit mediatik dhe politik. Ajo shtoi se kritikat dhe paragjykimet kanë ardhur edhe nga ish-bashkëpunëtorë të Metës.

Në lidhje me çështjen në gjykatë, Kryemadhi tha se nuk pranon akuzat ndaj saj dhe vuri në dyshim bazën e tyre, duke theksuar se beteja e saj është për të zbardhur të vërtetën përpara opinionit publik.

Erl Murati: A jeni ndjerë e gjykuar gjatë gjithë këtyre javëve që shoku juaj i jetës gjendet në izolim dhe ju keni nisur jetën tuaj në mënyrë më spektakolare. Ka njëlloj përplasje imazhi, një ish president, ish kryeministër në izolim dhe ish bashkëshortja e tij ka rilindur…Për shkak të viteve që njihemi ma lejo, më erdhën në mendje poezi një varg, që thotë në orën 6 ai u var, në orën 7 e kallën në var në orën 8 ai që e deshtë, pinte verë edhe qeshte

Kryemadhi: Këto vargje nuk kanë lidhje me mua, por me ish bashkëpunëtorët e Metës në politikë që ka pasur, ish ministrat, ish deputetët, dhe ish miqtë e tij të ngushtë. Ne shqiptarët jemi njëshat e frustrimit mediatik. Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj. Unë kur qava kur Ilir Meta tha divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit edhe përpara kamerave të shtrihem dhe të bëj rolin e viktimës. Unë jetën do ta vazhdoj Erli sepse do ushqehem do jetoj, do jetoj për veten time dhe për fëmijët e mi në radhë të parë. Një bashkëpunëtor i imi, ose ish bashkëpunëtor në një tavolinë me burra, diskutonte për sjelljen time mediatike ka thënë nuk e dija që qenka kaq e përdale…Dhe unë i kam thënë unë kurvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po…E paragjykuar po jam ndjerë. Sot kanë frikë edhe të vijnë tek dera përpara gjykatës qoftë edhe në solidaritet. Por për mua beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Por nëse kjo dosje dhe këto akuza që 10 % e dosjes janë akuza gazetash, nuk pranoj asnjë akuzë…Kush është vepra penale? Ai pretendon që vepra penale ka ndodhur pas një viti.

Related Posts

“Më g’oditën me shkop bejsbolli dhe më shkatërruan makinën, u lanë të lirë pas 8 orësh”

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në Pogradec, i cili pretendon se është dhunuar brutalisht nga disa persona që…

Ky është stadiumi që do të ndërtohet në Kashar ku do të performojë Kanye West

Screenshot Për performancën live të reperit Kanye West më 11 Korrik në Shqipëri pritet të ndërtohet një stadium me kapacitet rreth 60,000 vende. Arena do të quhet…

“Ajo iku dhe më la kur rashë në koma!” Kush është gruaja e avokatit Saimir Vishaj?!

Drama personale familjare e avokatit të njohur Saimir Vishaj pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh të rritur me bashkëshorten e tij ka bërë xhiron e rrjeteve…

Jo vetëm Kanye West koncert në Tiranë? Artisti publikon FOTO me flamurin shqiptar, bashkë me të dhe Drake

Ditën e sotme u dha lajmi se reperi i njohur amerikan, Kanye West do të vijë me një koncert në Tiranë, më 11 korrik. Kjo u konfirmua…

“M’i gjen Edi në vend, fap-fap”, Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës:Lësho pak satelitin t’i kapin, vdiqa

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, i ka bërë një kërkesë të pazakontë nga “Ferma Vip” kryeministrit Edi Rama. E rrezikuar të humbasë sfidën për mbledhjen e lepujve…

Viza amerikane/ Udhëzime të reja nga DASH

Washington Post raportoi për herë të parë për një kabllogram të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili i udhëzon zyrtarët konsullorë që t’u drejtojnë dy pyetje delikate…