Skip to content

Vdekja e të riut shqiptar në Britani, zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit të mbeturinave: Ishte brenda në kosh, dëgjova të bërtitura

Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa muaj më parë në Northampton, ku një 30-vjeçar shqiptar, Sajmir Beca, ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me një kamion mbeturinash.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 31 tetorit të vitit të kaluar, në rrugën Wellington Street. Sipas dëshmive në gjykatë, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se dëgjoi britma pasi një burrë u përmbys nga një kosh mbeturinash brenda kamionit dhe u shtyp. 🡇𝐒𝐡𝐭ყ𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩 𝐩𝐚𝐦𝐣𝐞𝐭🡇

Beca pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë më 6 nëntor si pasojë e plagëve të marra.

Mjekësia ligjore në Northampton bëri të ditur se shkaku i vdekjes ishte dëmtimi i organeve jetike. Familjarët e tij, të cilët udhëtuan nga Shqipëria për seancën, theksuan se ai nuk ishte i pastrehë.

Mjekja ligjore Anne Pember, deklaroi se mbetet e paqartë pse 30-vjeçari ndodhej brenda koshit të mbeturinave, duke e cilësuar vdekjen si aksidentale.

Nga ana e tij, drejtuesi i kamionit, Stephen Ploëman, tha se kishte kontrolluar koshin dhe kishte parë vetëm karton në sipërfaqe. Ai shtoi se pasi kishte zbrazur koshin dhe kishte aktivizuar mekanizmin e shtypjes, dëgjoi britma.

“Në atë moment e pashë, po më shikonte dhe i thashë vazhdimisht ‘dil jashtë’. Shtypa menjëherë butonin e emergjencës dhe telefonova shërbimet e urgjencës”, deklaroi ai, duke shtuar se ngjarja i ka shkaktuar trauma dhe frikë për t’u rikthyer në punë.

Policia e Northamptonshire Police konfirmoi se nuk ka rrethana të dyshimta që lidhen me ngjarjen, ndërsa një raport i plotë i është dorëzuar autoriteteve përkatëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inTë Fundit