Një videoskandal po qarkullon në rrjet, ku një grup të burgosurish festojnë brenda në qeli.
Në videon e publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, dallohen brenda një qelie personazhe të botës së kr imit si Lulzim Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi që po festojnë në qeli me telefon, alkool e lëndë na rkotike.
Në video, vihet re numri i lartë i të burgosurve që janë bërë bashkë brenda një qelie, një televizor i madh në sfond, si edhe muzikë për të kërcyer. Lulzim Berisha dallohet në të majtë të videos, me bluzë me ngjyrë blu, i ulur në tavolinë ndërsa filmon edhe shokët e qelisë ndërsa kërcejnë dhe hidhen në “krahët e njëri-tjetrit”.
Nuk dihet se në cilën periudhë është filmuar video dhe as në cilin burg, por sipas gazetarit Vezaj kemi të bëjmë me një seksion të sigurisë së lartë.