Një grua, e identifikuar nga mediat si shqiptare e Kosovës, ishte e pranishme në momentet e fundit të jetës së bashkëshortit të saj në SHBA, duke shpërthyer në lot dhe duke i thirrur “Të dua” gjatë ekze kutimit.
James Broadnax, 37 vjeç, u ekz ekutua me injeksion vde kjeprurës në një burg në Teksas, pasi ishte shpallur fajtor për vr asjen e dy producentëve të muzikës kristiane në Dallas në vitin 2008.
Sipas mediave amerikane, përfshirë The Dallas Morning News, bashkëshortja e tij, Tiana Krasniqi, 31 vjeçe, ndoqi procesin nga dhoma e dëshmitarëve dhe bërtiste “Të dua” ndërsa shihte skenën përmes xhamit.
Pas ekz ekutimit, ajo reagoi në rrjetet sociale duke akuzuar autoritetet amerikane për mënyrën e zbatimit të dënimit. Në një postim në TikTok, Krasniqi shkroi “Ata vr anë burrin tim”, duke pretenduar se procesi ishte i dhimbshëm dhe i rëndë, me shenja gjaku dhe mavijosje, dhe ngriti pyetjen: “A është kjo drejtësi?”
Vetëm pak ditë para ekz ekutimit, çifti ishte martuar brenda burgut Allan B. Polunsky Unit në Teksas. Ata ishin njohur në vitin 2024 përmes letrave, ndërsa Krasniqi, e diplomuar në drejtësi dhe studente e të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut në Londër, kishte nisur kërkime mbi pabarazitë racore në sistemin amerikan të drejtësisë.
Broadnax ishte dënuar për vr asjen e Stephen Swan dhe Matthew Butler. Më vonë, një kushëri i tij pretendoi se ishte autori i krimit, por kjo deklaratë nuk u konsiderua e mjaftueshme për të ndalur ekz ekutimin.
Ngjarja ka rikthyer debatet mbi dënimin me vde kje në SHBA dhe mënyrën e zbatimit të tij, një çështje që vijon të shkaktojë reagime të forta në opinionin publik dhe mediat ndërkombëtare.