Tiranë, 4 maj 2026
Pas debateve dhe përplasjeve të vazhdueshme mes pjesëmarrësve në programin televiziv Ferma VIP, lidhur me shkrimtaren Mimoza Ahmeti, ka ardhur një reagim publik nga personazhi Akili.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, konkretisht në Instagram, Akili ka shpërndarë një material në formë meme ku shfaqet Mimoza Ahmeti, duke shprehur mbështetje ndaj saj në debatin e krijuar.
Në postim, ai ka shtuar edhe një koment personal, ku shkruan: “@mimozaahmeti_official Moza e zëmres t’ka ra me u marr me fmij të llastum”.
Reagimi i tij vjen pas situatave të tensionuara dhe diskutimeve të forta mes konkurrentëve të programit, të cilat janë bërë pjesë e vëmendjes në rrjetet sociale.

