Skip to content

Babai i Klesit e parandjeu se dje ishte dita e fundit e të birit

Familja pukjane Nikolli që prej kohësh banon në Durrës, ka hapur sot dyert e mortit për vogëlushin e tyre Klesi i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në mënyrë tragjike pasi makina me drejtues Nikoll Radaçin e mori përpara duke i shkaktuar atij dhe shokut të tij Enea Muçaj, vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa sot newsbomb.al ka pikasur lëvizjen më të fundit të bababit të 9-vjeçarit, Petrti Nikolli i cili ditën e djeshme vetëm pak orë para tragjedisë që i copëtoi zemrën, ndryshoi foton e profilit në Facebook duke e zëvendësuar atë një fotografi ku ai shfaqet teksa Klesi i vogël i dhuron një përqafim të ngrohtë.

Pa e ditur se bbrenda pak orësh ai do ndahej përgjithmonë nga i biri, duket se Petritit ia ka ndjerë zemra humbjen e djalit të tij.

Në 8 të mëngjesit Petriti ndryshoi profilin e tij duke vendosur foton ku ai shfaqet me Klesin. Ndërsa, pas 8 orësh nga veprimi i tij, baba Petriti përballet me lajmin më të keq të jetës së tij: Djali Klesi nuk jeton më!

Postimi i babait të Klesit, Petrit Nikolli:

PREKËSE! Babai i Klesit e parandjeu se dje ishte dita e fundit krah të
Me dhimbje të madhe në zemër, familja Nikolli dhe Muçaj kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit dy engjëjt e tyre, Klesin 9-vjeç dhe Enean 12-vjeç, të cilëve iu ndërpre jeta në fillimin e tyre padrejtësisht.

Sakaq, autori i tragjedisë që pasditen e djeshme tronditi jo vetëm Durrësin por mbarë Shqipërinë, shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi është vënë në pranga për aksidentit e rëndë që ai shkaktoi në gjendje të alkoolizuar. Një aksident që nga durrsakët, qytetarë të tjerë e politikanë është cilësuar si vrasje.

Për rrjedhojë të ngjarjes së rëndë, ditën e sotme në Policinë e Durrësit u bënë disa pezullime, që nga drejtori dhe zëvendësdrejtori i bluve, Amir Tafa dhe Zija Sulaj te shefi i Policisë Rrugore Kreshnik Skëndo.

Published inTë Fundit