Krim brutal me një 21-vjeçar të vd ekur – Të shtëna dhe breshëri armësh para se autori të dorëzohej
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Iraklio të ishullit Kretë në Greqi, ku një 54 vjeçar i zuri pritë një djali 21 vjeçar dhe e qëlloi katër herë me armë zjarri duke e plagosur rëndë. I riu ndërroi jetë pak më vonë në spitalin e ishullit.
Ngjarja ndodhi në Amoudara, Gazi, në rrugën Andrea Papandreu, kur i riu po kalonte me makinën që shikoni në foton e vendngjarjes dhe në një moment pikasi 54 vjeçarin që po e ndiqte.
I riu u përpoq të largohej por u qëllua katër herë fatalisht.
Viktima i sotëm punonte në një bar kafe në zonën ku ndodhi ngjarja. Dëshmitarët thanë se burri që kishte humbur djalin e vetëm kishte dy vite që e kërkonte 21 vjeçarin që vrau sot.
Pak minuta më vonë 54 vjeçari u dorëzua në Policinë lokale dhe pranoi krimin.
Policia tha se burri kishte përjetuar keq humbjen e të birit, Xhorxh, 3 vjet më parë pas një aksidenti rrugor për të cilin fajësonte 21 vjeçarin që humbi jetën sot. Xhorxhi 17 vjeçar u aksidentua më 20 tetor 2023 dhe vdiq më 8 nëntor 2023 në spital.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar origjinën e të riut dhe të dyshuarit. /noa.al
