Aktori i humorit dhe moderatori Bes Kallaku ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij të re, pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Besi ka publikuar për herë të parë foto me partneren e tij të re, duke zyrtarizuar kështu raportin që prej kohësh ishte përfolur në media rozë.
“Ti më riktheve Besin dhe më zbukurove jetën ❤️”
Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë uruar për këtë etapë të re në jetën e tij, pas ndarjes së bujshme nga Xhensila.
