Përfshihet nga fIakët një banesë në Vlorë (VIDEO)

Një shtëpi në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë u përfshi nga fIakët mbrëmjen e sotme, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e zja rrfikësve shmangu përhapjen e zjarrit në shtëpitë përreth.

Një banesë në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë është dëmtuar nga një zjarr i rënë mbrëmjen e sotme, ndërsa shërbimet zjarrfikëse ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas autoriteteve, zjarri u shua pa u përhapur në ndërtesat përreth.

Nuk ka raportime për persona të lënduar, por banesa ka pësuar dëme materiale.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar origjinën e tij.