Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut, ku një i ri 27-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve në një magazinë. Viktima, me inicialet E. K., ishte duke punuar për instalimin e paneleve diellore.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, i riu dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, duke ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.