Belinda Balluku zyrtarisht nën hetim për korrupsion, raportojnë mediat. SPAK nuk flet për akuzën

Mediat raportojnë se SPAK nis hetimet ndaj Belinda Ballukut, kryen kontrolle në banesat e bashkëpunëtorëve të saj

Prokuroria e Posaçme (SPAK) raportohet në media se ka regjistruar si person nën hetim zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Noa.al kërkoi një konfirmim nga SPAK për këtë raportim, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk mori një përgjigje.

Sipas raportimeve, prokurori i posaçëm Dritan Prençi ka firmosur fletëthirrjen zyrtare me të cilën Balluku është thirrur të paraqitet në SPAK ditën e hënë, duke u udhëzuar të jetë e shoqëruar nga një avokat, procedurë që zakonisht paraprin komunikimin e një akuze penale.

Po ashtu raportohet se SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të afërt të ministres Balluku, si dhe në një zyrë të lidhur me hetimin. Kontrollet janë ushtruar ndaj dy zonjave, njëra prej të cilave nuk është më në detyrë.

Hetimet ndaj Ballukut kanë lindur nga çështja e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim nën akuza për “korrupsion”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “fshehje pasurie”. Sipas raportimeve, nga kjo dosje kanë derivuar edhe hetime të tjera, që përfshijnë emra të njohur të administratës publike si kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci dhe zyrtarë të lartë në OSHEE e KESH, ndër ta Gentian Gjyli.

Ndërkohë, nuk është bërë ende e qartë se për cilët tenderë konkretë po hetohet ministrja Balluku. Megjithatë, fakti që emri i saj është regjistruar si person nën hetim, tregon se SPAK ka kaluar në një fazë të avancuar të procedimit penal, që pritet të zhvillohet pa vendosje të masës së sigurisë, duke shmangur kështu nevojën për autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas raportimeve në media, fletëthirrja i është dorëzuar zonjës Balluku në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa deri më tani as SPAK dhe as ministrja nuk kanë dhënë një reagim publik mbi hetimin apo kontrollet e kryera.

Related Posts

E bukura e Turqisë e thotë me krenari: Jam shqiptare, ja si e uron babën në gjuhën e nënës: Shqiptari im, të dua baba

Cansu Dere i ka uruar ditëlindjen të atit. Eysan’ e njohur sipas serialit Ezel, ka zbuluar se prejardhjen e ka shqiptare nëse bazohemi në urimin që i…

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së “Big Brother VIP”

Lajmi që të gjithë po e prisnit më në fund ka ardhur! Pas kaq shumë pritjesh, emocionet dhe kurioziteti marrin fund. Big Brother VIP Kosova, edicioni i…

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura për këto shenja

Gjatë kësaj jave të mesit të nëntorit – që nis më 10 nëntor – mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të bërë ndryshime: po dalin…

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

H0R0SK0Pl I NËNT0RlT 2025 PËR TË GJlTHA SHENJAT. ZBUL0Nl SE ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR JU

Dashi Dashuria Dashi , këtë nëntor digjet si një zjarr i gjallë në një natë vjeshte. Në marrëdhëniet romantike për shenjën e Dashit , pasioni përzihet me…

Edi Rama i jep goditjen e rëndë Belinda Ballukut, liron nga detyra …

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë ndryshimesh strukturore në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Këto lëvizje vijnë…