Shpërthim me ek*spIoziv në Selitë, makina në oborrin e banesës së 39-vjeçarit

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 19 dhjetorit 2025, në zonën e Selitës së Vogël.

Sipas informacioneve paraprake, sasia e eksplozivit është hedhur në automjetin e shtetasit Dritan Jano 39 vjeç, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e banesës së tij.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Rrethanat e ngjarjes dhe motivet e mundshme mbeten ende të paqarta. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rastit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.