“Sherr në bυrg! Safet Bajri bën për spital dhëndrrin e Qazim Sejdinit

Një përplasje e rëndë fizike ka ndodhur pak ditë më parë në burgun e Reçit në Shkodër, ku është rrahur Sokol Sanxhaktari, i dënuar me 15 vite b urg për vr asjen e Florian Lamçes, ngjarje e ndodhur më 30 korrik 2020 në Elbasan.

Sanxhaktari, i cili njihet edhe si dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini (i ndarë nga jeta disa vite më parë), është përfshirë fillimisht në një konflikt verbal me disa gardianë të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Sipas burimeve, konflikti ka nisur pasi Sanxhaktari ka ofenduar rëndë një prej punonjësve të burgut. Gardianët kanë tentuar ta neutralizojnë dhe ta qetësojnë situatën, por pa sukses.

Më pas, në përplasje ka ndërhyrë edhe Safet Bajri, i izoluar në burgun e Reçit me urdhër të SPAK, i akuzuar për vr asjen e Fatbardh Licit në Shkodër.

Mes Sanxhaktarit dhe Bajrit janë shkëmbyer fyerje dhe ofendime, çka ka çuar në një përplasje fizike, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë të afërt me Bajrin. Si pasojë,

Sokol Sanxhaktari është rrahur dhe ka pësuar dëmtime.

Burimet bëjnë me dije se sherri është favorizuar edhe nga kushtet e sigurisë në sektorin përkatës, ku dyert e brendshme të dhomave qëndrojnë të hapura, duke u mundësuar të dënuarve dhe paraburgosurve lëvizje të lirë mes dhomave.

Pas ngjarjes, Sanxhaktari është nxjerrë nga sektori ku ndodhi përplasja dhe është akomoduar në një sektor tjetër të burgut.

Ky nuk është rasti i parë kur të dënuar të profilit të lartë, të izoluar në burgjet shqiptare, përfshihen në konflikte dhe përplasje të dhunshme brenda ambienteve të sigurisë së lartë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

A DUHEJ TE ISHTE MATEO FITUESI?

E bujshme/ Shqipëria merr LAJMIN E MIRË nga Bashkimi Europian, prisni që…

Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian edhe para vitit 2030, një objektiv që është përmendur shpesh edhe nga kryeministri Edi Rama. Këtë e la të…

Çfarë nuk u pa në kamera gjatë finales? Brikena bën veprimin e papritur

Finalja e “Big Brother VIP Albania 5” dhuroi një nga përballjet më të forta të sezonit, duke kurorëzuar Selinën si fituese të çmimit të madh dhe duke…

Tension dhe pakënaqësi, mesazhi i Rogertit pas daljes

Finalja e mbrëmjes së djeshme shpalli fitues Selim Bollatin, por pas perdes së spektaklit, reagimet nuk kanë qenë të gjitha aq pozitive. Rogerti, i cili e la…

Fiton Selini

Demiraj plas b*mbën: Ish-Ministri i brendshem zbulon vendin sekret të festave të Epstein Tiranë!

Një deklaratë që po trondit opinionin publik dhe po ndez debat të fortë në politikë! Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj hedh akuza të forta dhe pretendon se…