I mitυri godet me shupIakë të moshuarin në rrugë dhe e poston videon në TikTok(Video)

Një video tejet shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një i mitur shfaqet duke goditur nga pas me shuplakë një të moshuar, në një akt të rëndë dhune dhe mungese totale respekti ndaj moshës së tretë.

Pamjet, të cilat janë publikuar fillimisht në rrjetin social TikTok, janë dërguar në redaksinë tonë nga një qytetare e tronditur, e cila shprehet se ka mbetur e shokuar nga ajo që ka parë. Në video, i mituri duket se po merr pjesë në një “lojë” apo sfidë për rrjetet sociale, teksa një tjetër person e filmon momentin kur ai i afrohet një moshuari që po kalonte në rrugë, e godet befasisht me shuplakë dhe largohet me vrap.

Situata bëhet edhe më alarmante nga fakti se veprimi shoqërohet me humor banal dhe tallës, duke e trajtuar dhunën ndaj një të moshuari si argëtim dhe material për klikime. Në mbishkrimin e videos së publikuar në TikTok, autori ka shkruar: “Ajo: Kushedi me kë po më tradhton. Ndërkohë unë me çunat.”

Një tjetër element shqetësues lidhet me reagimet në rrjet. Referuar komenteve në postimin origjinal, i mituri që kryen veprimin identifikohet nga përdoruesit si “Dion”. Por ajo që trondit edhe më shumë është fakti se në komente mungon çdo formë denoncimi apo kritike, ndërsa shumica e reagimeve janë emoji duke qeshur dhe tallje, sikur dhuna ndaj një të moshuari të ishte një shaka.

Kjo video ngre alarmin për një fenomen gjithnjë e më shqetësues, ku të rinj apo të mitur dalin në rrugë dhe, për disa klikime apo pëlqime në rrjete sociale, kryejnë veprime të papranueshme, duke poshtëruar dhe dhunuar persona të pambrojtur, veçanërisht të moshuarit.

JOQ Albania e konsideron këtë rast tejet shqetësues dhe skandaloz, pasi dhuna ndaj moshës së tretë, qoftë edhe në formë “shakaje”, është e patolerueshme dhe duhet dënuar pa asnjë hezitim, si nga shoqëria, ashtu edhe nga institucionet përgjegjëse.

Redaksia jonë u bën thirrje autoriteteve përkatëse që të verifikojnë rastin dhe të marrin masa, ndërsa shoqëria duhet të reflektojë seriozisht për normalizimin e dhunës dhe talljes në rrjetet sociale.

Related Posts

Ardit Gjebrea mesazh për Selin pasi u shpall fituese e BBVIP5

Fitorja e Selin në “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë një valë të madhe reagimesh në publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë figura të njohura…

Ky njeri vuan nga tripofobia – A e dini çfarë është kjo sëmundje e pazakontë?

Ky njeri vuan nga tripofobia, një frikë ose neveri e fortë ndaj vrimave të vogla të grumbulluara pranë njëra-tjetrës. Shumë persona ndihen keq kur shohin pamje si…

Selin flet për herë të parë pas fitores: Ja mesazhi që më preku! (Video)

Fituesja e Big Brother VIP, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para të fitores së këtij edicioni të pestë. Ajo ka treguar për rrugëtimin 120 ditor, e…

Je mërzitur nga marrëdhënia e Mirit me Selin? Flet gruaja e Mirit (Video)

Gruaja e Mirit, finalistit të Big Brother VIP Albania 5, ka rrëfyer për Top Channel emocionet e saj për natën finale. Gjatë intervistës ajo është shprehur se…

A e kuptuat pse në mbrëmjen finale Rogertit iu komunikua rezultati i izoluar, i vetëm në një dhomë të shtëpisë?

Gjithçka lidhet me një debat të ashpër që ai pati më herët me Mateon. I nervozuar, Rogerti i tha se nëse ai dilte para Mateos, do t’ia…

Tr*nditëse! I biri dyshohet se vr*u nënën për 10 mijë lekë – detajet po SH0K0JNË të gjithë

Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur opinionin publik ne USA, New York, pasi një i ri dyshohet se ka vr*rë nënën e tij pas një konflikti për…