Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që sërish të sulmojë protestuesit, që prej dy javësh dalin çdo ditë në shesh për të kërkuar largimin e tij nga qeveria.
Në rubrikën ‘shënimet e javës’ në potkastin e tij “Flasim”, kreu i qeverisë i konsideroi protestuesit si ‘hajvanë’ me mendësi fashiste, që siç theksoi kreu i qeverisë, kjo nuk duhet të lejohet.
Sipas kryeministrit Rama këto protesta po dëmtojnë turizmin në Shqipëri, pasi siç thotë ai janë anuluar shumë rezervime nga turistët e huaj.
“Është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur.
Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur!”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE