Nuk ndalet Sidorela Gjoni! Pas Ramës, përplaset ashpër edhe me anëtarin e PS-së

Gazetarja Sidorela Gjoni ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pas një tjetër debati të fortë në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Vetëm pak para se të komentohej gjerësisht për përplasjen me kryeministrin Edi Rama, moderatorja është përfshirë në një debat të ashpër me Alfred Kika Muharemin, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe përfaqësues i Partisë Socialiste.

Diskutimi nisi te protestat e fundit dhe arsyet që kanë nxjerrë mijëra qytetarë në rrugë. Sidorela Gjoni theksoi se shqetësimet kryesore të protestuesve lidhen me shëndetësinë, arsimin dhe problemet e përditshme të qytetarëve.

“Aty flasin për spitalet që s’janë në gjendje të mirë, për arsimin që është llatar, në PISA dalim gjithmonë të fundit ose të parafundit. Pra, për këto gjëra ankohen njerëzit”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Alfred Kika Muharemi argumentoi se qytetarët duhet të denoncojnë më shumë informalitetin dhe shkeljet që hasin në përditshmëri. Por kjo deklaratë hasi menjëherë në kundërshtimin e gazetares.

“Po faji i shtetit është ky!”, iu përgjigj Sidorela, ndërsa debati u tensionua më tej kur përfaqësuesi socialist tha se përgjegjësia bie edhe mbi individin që nuk denoncon.

Momenti më i fortë i debatit erdhi kur Muharemi argumentoi se shteti nuk mund të kontrollojë çdo rast pa denoncime konkrete nga qytetarët.

“Jo more. Ta denoncoj unë që të mos marr pagën që të kesh ti shtet ligjor. Shtetin ligjor bëje ti, unë s’jam polic”, u shpreh Sidorela Gjoni.

Debati vijoi edhe për çështjen e faturave fiskale dhe informalitetit në ekonomi, por moderatorja këmbënguli se qytetarët nuk mund të mbajnë barrën e institucioneve shtetërore.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar tonin e drejtpërdrejtë të gazetares dhe mënyrën se si ajo kundërshtoi argumentet e përfaqësuesit socialist gjatë transmetimit live, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE