Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Freskut, në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Viktima është identifikuar si Indrit Sinani, me origjinë nga Tropoja, i cili prej rreth 8 vitesh shërbente në Policinë Rrugore të Tiranës.
Lajmi ka tr*nditur familjarët, kolegët dhe të afërmit e tij. Sinani lë pas bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, rreth 8 vjeç.
Sipas informacioneve të deritanishme, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e hënë, në orën 13:00, në varrezat e Tufinës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE