Sipas informacioneve të siguruara, pakoja fillimisht duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës, më pas të miratohet përfundimisht në Qeveri, dhe vetëm pas këtij procesi do të mund të nisë ekzekutimi i pagesave.
Ndërkohë, burimet theksojnë se edhe një pension shtesë për pensionistët pritet të realizohet në muajin maj, duke u konsideruar si një nga masat kryesore të kësaj pakoje mbështetëse. Kjo kategori shihet ndër më të goditurat nga rritja e çmimeve dhe inflacioni, ndaj edhe mbështetja financiare për ta konsiderohet prioritet.
Përveç kësaj, në diskutime është edhe përfshirja e kategorive të tjera sociale, përfshirë punonjësit e sektorit privat, për të cilët po shqyrtohen forma të ndryshme ndihme financiare, si subvencione apo pagesa direkte, me qëllim ruajtjen e fuqisë blerëse.
Gjithashtu, pritet që masa të veçanta të prekin edhe familjet me të ardhura të ulëta dhe grupet në nevojë, duke e bërë këtë paketë një ndërhyrje më të gjerë në sistemin e mbështetjes sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Pages: 1 2
