Makina e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes. Kjo masë synon të rrisë sigurinë në trafik, por ka ngjallur edhe kritika.
Më shumë se 9.500 aksidente janë regjistruar në Gjermani gjatë vitit 2025 për shkak se drejtuesit e automjeteve ishin të shpërqendruar gjatë drejtimit. Këtë e njoftoi Këshilli Gjerman për Sigurinë Rrugore, duke iu referuar të dhënave të reja të Entit Federal të Statistikave.
Një nga masat, me të cilat Bashkimi Evropian synon të ulë rreziqet e aksidenteve nga shoferët e pavëmendshëm hyri në fuqi të martën (07.06.). Tashmë, të gjitha automjetet e reja në BE duhet të jenë të pajisura me një kamerë që zbulon, nëse shoferi është i shpërqendruar dhe, në raste të tilla, e paralajmëron atë.
Sistemi quhet „Advanced Driver Distraction Warning” (ADDW) (Paralajmërim i Avancuar për Shpërqendrimin e Shoferit) dhe është pjesë e një pakete më të gjerë sistemesh sigurie që janë futur njëkohësisht për trafikun rrugor.
Përdoruesit e internetit të shqetësuar për mbikëqyrjen
Kjo risi ka shkaktuar edhe pasiguri dhe debate në rrjetet sociale. Aty po shtohen shqetësimet se kamerat e reja në automjete mund të cenojnë privatësinë e shoferëve. Nëse kritikët paralajmërojnë për rrezikun e mbikëqyrjes së vazhdueshme, mbështetësit e masës theksojnë se qëllimi kryesor është rritja e sigurisë në trafik. “Big Brother udhëton me ju”, shkruan portali Kettner Edelmetalle në titullin e një artikulli, ku spekulohet se kjo teknologji mund të jetë vetëm hapi i parë drejt krijimit të një infrastrukture shumë më të gjerë mbikëqyrjeje.
KLIKO KETU
DHE
LEXO LAJMIN E PLOTE
Pages: 1 2
