Klodiana Lala sjell informacione te tjera lidhur me Belinda Ballukun

Gazetarja Klodiana Lala, në intervistën e saj televizive, sqaroi në detaje vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi vendimin për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku. Lala tha se nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrance.

Që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO. “Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej, Lala u ndal te ndarja e trupës gjyqësore për vendimin ndaj Ballukut ku, kryetarja e GJK Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit, ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.

“4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës”, tha gazetarja Klodiana Lala. Klodiana Lala: GJK ka marrë një vendim, ku 4 anëtarët e trupës gjykuese kanë marrë vendimin pro dhe 4 të tjerë kundër. Që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO.

Kryetarja Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim. 4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës. Secili prej gjyqtarëve jep votën e tij pro e kundër. Cfarë thotë në thelb vendimi:

Duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO I jep mundësi SPAK në cdo rast ti drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi I funksioneve. Pra nëse nesër, presidenti e kryeministri do ti drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet ti kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë. Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund ti drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni.

Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë

Related Posts

GJKKO merr VENDIMIN për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. NJOFTIM PËR MEDIAT Kërkuesja (e pandehura) Belinda Balluku me datë 13.03.2026…

Dita e Verës nuk do të jetë ashtu siç e prisni, ja çfarë do ndodhë në orët në vijim

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet…

Sfida të mëdha për 3 shenja të horoskopit në mesin e marsit, zbuloni cilat preken

Energjitë planetare gjatë kësaj kohe pritet të ndikojnë më fort te tre shenja të zodiakut Në mesin e marsit krijohet një periudhë astrologjike mjaft intensive që lidhet…

Ministria e Ekonomisë vjen me njoftimin e papritur për 19 mijë pensionistë!

Për të përballuar kostot e jetesës, me mijëra pensionistët vijojnë të punojnë. Sipas shifrave zyrtare janë 19.584 qytetarë që marrin pension pleqërie dhe që punojnë në tregun…

Nga Kina! Parashikimi i bujshëm për Botën, ja çfarë do ndodhë

Profesori kinezo-kanadez Xueqin Jiang, i cili drejton kanalin e njohur në YouTube Predictive History, është bërë viral në internet për një seri parashikimesh gjeopolitike që bëri në…

Hëna e Re më 19 Mars: 4 shenjat e zodiakut që më në fund do të shohin një dëshirë të madhe të bëhet realitet

Hëna e Re e 19 marsit mund të ndryshojë gjithçka: 4 shenja zodiaku pritet të shohin një dëshirë të madhe të realizohet Universi hap një kapitull të…