“Ky burrë po bënte gjeste të papërshtatshme në urbanin e Kamzës”

Një vajzë nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas saj, ka ndodhur gjatë udhëtimit me urbanin e Kamzës.

Në mesazhin e dërguar, ajo shprehet se një burrë rreth të 50-ave që ndodhej përpara saj ka kryer gjeste të papërshtatshme në publik, duke prekur zonën intime, çka, sipas pretendimit të saj, ka krijuar shqetësim për të dhe për pasagjerët përreth.

Ajo thekson se veprimet janë shoqëruar edhe me shikime të vazhdueshme dhe mimika që i ka konsideruar të papërshtatshme. Sipas saj, qëllimi i personit nuk ka qenë i rastësishëm.

Redaksia e JOQ Albania e ka pyetur qytetaren nëse ekziston mundësia që veprimi të ketë qenë i pavullnetshëm apo thjesht një reagim fizik i momentit, por ajo është shprehur e bindur se situata kishte natyrë të qëllimshme.

Në videon e dërguar nuk dallohet fytyra e personit, ndërsa pamjet tregojnë momentin kur ai prek zonën e tij intime. Megjithatë, JOQ Albania thekson se këto mbeten pretendime të denoncueses dhe nuk mund ta konfirmojë natyrën apo qëllimin e veprimit.

Raste të tilla, nëse vërtetohen, përbëjnë shqetësim për sigurinë dhe komoditetin e qytetarëve në transportin publik. Redaksia mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim nga personi i përfshirë apo nga autoritetet përkatëse.

Related Posts

Dron për Gimbon, ai mendon se ia ka dërguar Gjesti. Nuk e di që ndodhet në paraburgim

Nuk është në dijeni se ndodhet në paraburgim, DJ Gimbo Një surprizë nga ajri erdhi në ditën e sotme për DJ Gimbon. Ndonëse nuk shkruhej se nga…

Pas Big Brother-it, rrëfehet Greta: “Babai s’më foli për…”

Greta Kazazi, pas rrugëtimit të saj në “Big Brother Albania”, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku zgjodhi të hapte zemrën dhe të…

“Xhindi godet sërish! Zbulon kush eleminohet midis Gimbos dhe Brikenes

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa deklaratat e fundit kanë ndezur rrjetin. Së fundmi, Xhindi ka zbuluar…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

“Ergys Agasi është parë në Surrel”- Berisha paralajmëron: Së shpejti do t’ia heqin edhe masën e arrestit! Më 22 mars shqiptarët do marrin fatin në duart e tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë për lëvizjet e fundit të Ergys Agasit, i shpallur në kërkim. Teksa iu referua ‘qytetarit…

TR*GJEDI NË TIRANË! Trupi i gruas ende i shtrirë në asfalt, bashkëshorti shpërthen në lot dhe zë kokën me dorë kur e sheh të vd*kur

Pamje të rënda janë publikuar nga ngjarja e regjistruar këtë paradite në kryeqytet, ku në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë një grua, identiteti…