Tension politik dhe paralajmërim penal/ Karamuço bën deklaratën e fortë: Disa deputetë po kallëzohen në SPAK

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi deklaratat e Berishës i cili në daljet e tij për mediat përmendi dhe hodhi akuza ndaj Sokol Bizhgës duke kujtuar edhe ngjarje të ’97.

Eksperti Karamuço tha se Berisha duhet të merrej me të që e urdhëroi të vendosej në Sarandë, që sipas ekspertit ishte vetë Berisha në kohën kur ishin në pushtet.

“Një histori që nuk e bën fajtor zotin Bizhga por që e urdhëruan të shkonte. Ai që urdhëroi të shkonte është Agim Shehu me urdhër të zotit Berisha.

Që të vendosej rendi e siguria në Sarandë në ’97. Duke dalë nga Saranda, një grup që kishin krijuar një postbllok, qëllohet makina, vritet njëri prej policëve digjet brenda në makinë, një rrëmbehet.

Zoti Bizhga që plagoset, së bashku m një polici tjetër mbërrin në Gjirokastër marrin mjekim aty dhe më pas në Tiranë. Zoti Berisha nuk e ka pritur që nëndrejtori Bizhga të plagosej.

Zoti Bizhga nuk është një histori për ta lincuar, ajo e nxjerr hero. Ai i urdhëruar në kohën ishin këta në pushtet. E përmendi sepse drejtimi operacional ishte ndarë në dy pjesë.

Drejtor Alushi , ishte i dislokuar te Kryeministria, ndërsa Kuvendin ia kishin lënë nëndrejtor Bizhgës dhe për shkak të përshkallëzimit që u provokuan nga bombat, ata ia faturuan Bizhgës.

Unë di që po bëhen referime, kallëzime penal në SPAK për disa prej deputetëve në lidhje me këtë çështje nga ana e policisë”, tha ai

Related Posts

Merrni masat/ Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.. Reshjet e shiut priten…

Çfarë ndodhi? Zarfi i zi mbërrin në shtëpinë e ”Big Brother VIP”

Shtëpia e ”Big Brother Kosova VIP 4” është tronditur mbrëmjen e sotme nga mbërritja e zarfit të zi. Një moment që gjithmonë paralajmëron zhvillime të papritura dhe…

Zarf në BBVA/ Vëllai i madh me një vendim të rëndësishëm për Kristin

Pas situatave të tensionuara, një tjetër komunikim zyrtar ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, këtë herë me një vendim që i jep avantazh…

Era e fortë shkëput rimorkion e një kamioni, bllokon qarkullimin

Era e fortë ka shkaktuar një incident rrugor në aksin Korçë–Kapshticë, ku rimorkioja e një kamioni në lëvizje është shkëputur dhe ka përfunduar në rrugë. Ngjarja ka…

Upss! E kërkoi vetë hyrjen apo e ftoi produksioni? Luizi zbulon të vërtetën sapo doli

Më në fund, dilema e madhe e këtij edicioni mori përgjigje. A ishte Luiz Ejlli ai që i kërkoi produksionit të hynte sërish në “Big Brother VIP”,…

Si është gjendja e vogëlushes shqiptare që u gjet brenda shatërvanit? Babai tregon çastet e dhimbshme

Dëshmitarja okulare përshkruan momentin kur fëmija u gjet brenda shatërvanit. Ajo përshkruan momentet dramatike në sheshin Qipro, në Kalithea, Greqi Momentet e rënda mbrëmjen e së dielës,…