Doli në dosjen Epstein, ish-kryeministri tenton vetëvr*sjen

Ish-kryeministri i Norvegjisë dhe ish-kreu i Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel për Paqen, Thorbjorn Jagland, është shtruar në spital pas një tentative të dyshuar për vetëvr asje. Lajmi është konfirmuar nga mediat norvegjeze, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja ndodh në një kohë kur Jagland po hetohet nga policia norvegjeze nën dyshime për korrupsion, në lidhje me raportet e tij të mëparshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Epstein u arrestua në vitin 2019 për akuza që lidhen me trafikim dhe shfrytëzim seksual të të miturve dhe u gjet i vdekur në qelinë e tij në Nju Jork, në një rast të cilësuar nga autoritetet amerikane si vetëv rasje.

Sipas gazetës norvegjeze Verdens Gang (VG), duke iu referuar dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Jagland dyshohet se i ka kërkuar Epsteinit ndihmë për garantimin e blerjes së një apartamenti. Dokumentet nuk sqarojnë nëse kjo kërkesë është realizuar. Po ashtu, raportohet se ai ka vizituar rezidencën e Epstein në Nju Jork në vitin 2018 dhe apartamentin e tij në Paris në vitet 2015 dhe 2018. Një udhëtim i planifikuar në ishullin privat të Epstein në vitin 2014, sipas burimeve, nuk u realizua.

Në dokumentet e publikuara në SHBA përmenden edhe komunikime që lidhen me një vizitë në Tiranë. Pas një qëndrimi në Shqipëri në vitin 2012, gjatë periudhës kur vendi mbante kryesimin e radhës të Komitetit të Ministrave të Këshilli i Evropës, Epstein i kishte dërguar një email ku ndante përshtypjet nga vizita. Në një prej komunikimeve përmenden “vajzat e jashtëzakonshme të Tiranës”, referencë që del nga arkiva e mesazheve të sekuestruara nga autoritetet amerikane.

Jagland, 75 vjeç, ka shërbyer si Kryeministër i Norvegjisë në vitet 1996–1997. Ai drejtoi Komitetin Norvegjez të Çmimit Nobel për Paqen nga 2009 deri në 2015 dhe ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshilli i Evropës nga 2009 deri në 2019.

Instituti Norvegjez i Nobelit i ka kërkuar një shpjegim zyrtar për çdo përfitim financiar të mundshëm gjatë kohës kur ai drejtonte Komitetin e Çmimit Nobel për Paqen. Drejtori i institutit, Kristian Berg Harpviken, ka theksuar se çdo transaksion i konsiderueshëm financiar i padeklaruar do të përbënte shkelje të rregullave etike.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se do t’i kërkojë Këshillit të Evropës heqjen e imunitetit diplomatik të Jaglandit, të cilin ai e gëzon si ish-Sekretar i Përgjithshëm, me qëllim lehtësimin e procedurave hetimore.

Related Posts

🔅- H0T BRlDE 5-🔅

Je 60 vjeçe dhe më sjell dashnoret ne shtepi, djali tr*ndit mamanë: Me thonë djali i k*rvës

Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës…

“800 veta e kërkuan maleve…”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin…

‘Gjëegjëza e psikopatit’: A guxoni të zgjidhni gjëegjëzën që do të zbulojë shumë për karakterin tuaj?

Dhe tani kemi ardhur te famëkeqja “Gjëgjëza e psikopatit”, e cila, sipas ekspertëve, do të zbulojë shumë për karakterin tuaj dhe atë që jeni në gjendje (mos)…

ZJARR I FUQISHËM NË TIRANË – PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË PALLAT TE “FARMACIA 10” (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët. Flakët…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

Dashi Dite e bukur dhe mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit dhe…