Burrnesha e Rrjollit, Luçiana Kokaj detyron punëtorët e Ulajt të zbresin nga fadromat

Në Rrjoll, tensioni vazhdon. Edhe pse Apeli ka dhënë të drejtë banorëve, në terren fadromat e kompanisë së Bashkim Ulaj vijojnë punën, duke thelluar përplasjen mes komunitetit dhe interesave të mëdha ekonomike.

Mes dhjetëra protestuesve që dalin çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje, një emër është kthyer në simbol qëndrese: Luçiana Kokaj. E ardhur nga Anglia për të mbrojtur tokat e të parëve të saj, ajo është sot një nga zërat më aktivë dhe më të vendosur të Rrjollit.

E artikuluar, e guximshme dhe e palëkundur, Luçiana nuk është mjaftuar vetëm me thirrje dhe pankarta. Në disa raste ajo ka arritur të ndalojë përkohësisht punimet, duke u përballur drejtpërdrejt me drejtuesit e mjeteve dhe duke i detyruar të zbresin nga makineritë. Një akt që për shumëkënd është kthyer në simbol rezistence qytetare.

Në ditë të vështira për komunitetin, figura e saj është bërë frymëzim për qindra banorë që ndihen të pambrojtur përballë politikës dhe oligarkëve. Edhe ditën e sotme ajo ka vepruar njejtë ku është përplasur fuqishëm me punëtorët dhe policinë.

Related Posts

Sipas sondazhit të madh të Olti Currit, ja kush e shpallet nesër FITUES i BBVA! (VIDEO)

Diten e djeshme i ftuar ne Top Albania Radio ishte Olti Curri. Ai tha se ka hapur nje sondazh ne rrjetet e tij sociale per fituesin e…

Sali Berisha jep mesazhin e fundit pas protestes

Kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen. Ai theksoi se shumë shpejt do të njoftohet edhe data e radhës. Ndërsa theksoi se…

LAJM I MADH – Kjo nuk pritej, vetem 24 ore para finales, Ledjon Lico jep lajmin e fuqishem

Moderatori i “Big Brother VIP”,Ledion Lico ka ndarë ekskluzivisht emocionet e finales së këtij edicioni të pestë. Ai ka zbuluar disa momente kyç nga “Big Brother VIP…

“Ka fantazma”, okultisti tregon vendin mistik në Shqipëri: Është i pushtuar nga energji negative

Vendet e shenjta dhe hapësirat mistike në Shqipëri vazhdojnë të tërheqin mijëra besimtarë çdo vit, të cilët kërkojnë shërim, qetësi shpirtërore apo zgjidhje për problemet e tyre….

Horoskopi ditor, e premte 18 prill 2025

Dashi Do kerkoni me ngulm gjate kesaj dite me shume liri ne jeten ne cift, por do e kuptoni se ne fakt nuk eshte ajo qe iu…

‘Akt kriminaI’! Sali Berisha publikon video: Gᶏngsterë me uniformë hodhën granata ndaj protestuesve!

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar duke denoncuar veprimet e forcave të rendit gjatë protestës së opozitës në Tiranë. Në një deklaratë publike…