Burri e la te vetme me dy femije, Eni Çobani i shk*terron kunatën para te gjithe shqiptareve, ja cfare i kishte bere

Në hyrje të seancës së “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani u ndal në rastin e javës së kaluar, të Denisës, nënës me dy fëmijë të sëmurë, e mbetur e ve prej pak muajsh.

Bashkëshorti i Denisës ndërroi jetë në Itali dhe për trupin e tij u kujdes një shërbim funeral, të cilit iu pagua një pjesë nga kunata e saj, Valbona.

Por duke qenë se Denisa nuk mundte të paguante pjesën tjetër dhe kunata nuk pranonte, agjencia nuk i dorëzonte certifikatën e vdekjes, e nevojshme që Denisa të përfitonte pagesën mujore për fëmijët e saj.

Fatmirësisht, Eni Çobani, menjëherë pas mbarimit të programit “E diela shqiptare” në TV Klan ka gjetur mbështetje nga audienca.

Përveç falënderimit të saj publikisht, ajo ndalet edhe tek Valbona, kunata e Denisës për të cilën bën të ditur disa ngjarje të pakëndshme dhe të rënda që do të shkojnë në një përballje në gjyq.

Eni Çobani: Javën e kaluar ne kemi pasur një rast të jashtëzakonshëm. Një rast dhimbjeje, vuajtjeje të një zonje, e cila e mbetur e ve, me dy fëmijë të sëmurë kërkoi ndihmë, ashtu sikundër shumë gra. Jam shumë e prekur dhe e emocionuar, përulem para të gjithë atyre të cilët nuk ngurruan, por menjëherë pas mbarimit të emisionit unë kam pasur një fluks telefonatash dhe shkrimesh e unë iu them një faleminderit të madhe, sa shqiptarë të mirë kemi si brenda dhe jashtë atdheut të cilët nuk kursyen ndihmën e tyre të vogël apo të madhe në drejtim të Denisës dhe fëmijëve. Është e vërtetë që sapo emisioni mbaroi, në 5- minutëshin e parë, madje kam ruajtur edhe shkrimin e zonjës Linda, e kam falënderuar publikisht nëpërmjet Instagramit tim, por gjej edhe sot mundësinë për t’ia thënë publikisht.

Linda e dashur, ne të dyja nuk njihemi por ti dole motër dhe mbi motër. Një motër e cila refuzoi për fëmijët e vëllait të saj dhe vëllain e ndjerë të paguante përfundimisht funeralin, doli një Lindë që nuk e kishte as vëlla, as bashkëshort, asgjë, por është një shqiptare e mirë me zemër të madhe e cila pagoi përfundimisht funeralin e zotërisë së ndjerë të ardhur nga Italia dhe sot Denisa ka marrë certifikatën e vdekjes së bashkëshortit, është paraqitur në njësinë e saj administrative dhe nga ky moment do të përfitojë pensionin që i duhet për fëmijët e saj por që i mohohej nga kjo hallë që realisht më ka befasuar.

Është paraqitur në zyrën time zonja Valbona, e cila ka refuzuar me forcë që të jetë prezente, por besoj që ka marrë përgjigjen e gjithë shqiptarëve në këtë javë, duke më sjellë, unë nuk mund t’i nxjerr para publikut, listat e pagesave të muajit Janar, Shkurt dhe Mars, vetëm 3 muaj të 20 vjet bashkëjetesë me bashkëshorten të vëllait të saj dhe i ka sjellë në zyrën time duke i hedhur në tavolinë dhe duke thënë edhe “këto para të vëllait tim i vodhi Denisa”.

Zonjë e nderuar, derisa është bashkëshortja, nëna e dy fëmijëve dhe është e paligjshme dhe e dënueshme penalisht që ti je vënë në dijeni të pagave të vëllait tënd. Ai punonjës që ka dhënë këto letra, do përgjigjet penalisht. Unë kam një provë që i ke sjellë ti. Kush je ti zonjë që sjell pagesat e e vëllait tënd i cili nuk i jepet askujt, as bashkëshortit dhe ju e keni marrë, e keni sjellë në zyrën time për të treguar çfarë? Për 300 mijë Lekë të vjetra që ka marrë vëllai juaj vetëm në këto 3 muaj dhe që me dinjitet i ka marrë bashkëshortja dhe fëmijët?

Dy fëmijë të sëmurë, 300 mijë Lekë të vjetra dhe ju m’i keni sjellë në zyrë “shiko si i ka vjedhur Denisa?” Turp! Turp për këtë hallë se janë 3 halla të cilat sillen me një grua të ve në këtë formë. Dhe njëherë po të them, do përgjigjesh penalisht bashkë me punonjësin që të ka dhënë letrat e pagesës së vëllait tënd. Dhe nuk do mjaftohem me këtë zonjë. Ditën që jemi ulur bashkë më ke thënë që kam shitur shtëpinë e nënës dhe babait për shpenzimet e vëllait në Itali. Tani, çfarë ka bërë Italia?

Eni Çobani lexon në italisht dhe më pas përkthen në shqip, fjalë për fjalë, dokumentin italian që mban në dorë.

Eni Çobani: Zonjë e nderuar, të gjithë shërbimet e vëllait tënd i ka paguar Shërbimi Sanitar italian. Ti nuk ke paguar asnjë para përveç udhëtimeve të tua nga Shqipëria në Itali apo nga Italia në Shqipëri. Tani, edhe për këtë patjetër që ti do përgjigjesh sepse ke shitur një banesë. Mua më ke thënë që ka firmosur vëllai yt i sëmurë i cili ka qenë në gjendje ekstreme, i pavetëdijshëm në momentin që ai ka firmosur. Do gjendet kontrata e shitblerjes dhe do shihet, në çfarë kushtesh, me këtë diagnozën e Italisë, vëllai yt ka firmosur shitjen e një banese në Tiranë dhe pse e gjitha kjo? Mos ta merrnin dy fëmijët e sëmurë të vëllait tënd dhe të një Denise të ve, 40-vjeçare të pamundur, me një rrogë minimale që merr ajo me punën që bën në shtet. Frika që kjo banesë do i kalonte kësaj zonje ju bëri të gjithave bashkë për të shkuar për të shitur shtëpinë dhe për të më thënë mua dhe shumë shqiptarëve të tjerë që e keni shitur për të mbajtur vëllain.

Vëllain ta ka mbajtur Italia, shtëpinë do t’ia kthesh Denisës dhe fëmijëve sepse do të të prishet me një vendim gjykate. Përgatitu që nga ky moment bashkë me avokatin tënd për një përballje ligjore, për dokumentat që ke marrë nga banka për rrogën e vëllait dhe më thua mua “për 3 muaj rrogë nga 300 mijë Lekë i ka marrë Denisa” dhe është shumë e rëndë, dhe njëkohësisht për këtë pagesën që ka bërë shteti italian dhe ju s’keni paguar asnjë lek.Tvklan.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Kjo nuk pritej! Ndryshojnë rregullat në kufirin Shqipëri Kosovë/ Çfarë pritet të ndodhë

Nga sot deri në fund të muajit maj do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinës, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu përfundon…

Alarmi nga mediat e huaja: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Mes tensioneve në rritje rajonale, thuhet se po shqyrtohet mundësia e një sulmi iranian ndaj selisë së “Monafeqin”, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK), e vendosur…

“Bashkë në hotel”/ Plas keq mes Rogertit dhe Selin: Kam informacione! Në Dubai ça ke bërë?

Një debat i ashpr ka ndodhur ditën e sotme mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi kur ky i fundit iu…

Plas keq mes dy banoreve gati përplasje fizike: “Me sa meshkuj njëkohësisht e ka bere motra jote”

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur një pikë kritike, duke kulmuar me një përplasje të ashpër verbale mes dy banorëve, Rogertit dhe Mateos….

Çudit Brikena, i drejtohet Mirit me nje pyetje befasuese

Një bisedë mes Brikenës dhe Mirit në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka marrë nota humori të përziera me habi, kur diskutimi është ndalur te vajza e…

Çfarë ndodhi tek Bigu? Zarf në shtëpi, produksioni jep lajmërimin

Mbrëmjen e sotme ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, një zarf i bardhë, ku banorët njoftohen për rikthimin e dasmës….