Dasmë pa dhëndër! Vendimi i pazakontë i 40-vjeçares po bën xhiron e rrjetit!

Një grua amerikane ka vendosur ta konsiderojë realisht ditëlindjen e saj të 40-të si një dasmë, duke u martuar simbolikisht me veten gjatë një ceremonie dhe feste luksoze dyditore në Angli.

Bëhet fjalë për Brittany Allyn, e cila udhëtoi nga New York City drejt Northamptonshire, për të realizuar atë që ajo vetë e përshkroi si një martesë me veten.

Sipas mediave të huaja, Allyn shpenzoi më shumë se 30 mijë paund për organizimin e kësaj dasme personale, ku ishin të ftuar rreth 35 familjarë dhe miq të ngushtë.

Ceremonia dhe festimet u zhvilluan në pronën aristokratike,Hinwick House.

Tema e dasmës ishte e frymëzuar nga filmi Saltburn dhe nga aristokracia britanike. Vetë protagonistja ka treguar se frymëzimi i saj ka ardhur edhe nga figura e Princess Diana dhe nga stili klasik britanik.

Në këtë dasmë ku nusja dhe bashkëshortja ishte e njëjta person, Brittany veshi dy fustane të ndryshme: një fustan tyl nga marka Millia London, si dhe një fustan të dytë për darkën e mbrëmjes nga Annie’s Ibiza.

Të nesërmen, të ftuarit u veshën me veshje nga Ralph Lauren dhe morën pjesë në një piknik tradicional anglez, si pjesë e programit të dasmës.

Sipas saj, ky vendim për t’u martuar me veten kishte si qëllim ta kthente një periudhë të vështirë personale në një moment pozitiv dhe fuqizues, duke përcjellë mesazhin se dashuria dhe përkushtimi ndaj vetes janë po aq të rëndësishme sa një martesë tradicionale.E.K

Related Posts

Tr*gjedi në Itali! – Makina përplaset me kamionin e fruta-perimeve, hυmb jetën një i ri shqiptar…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siçili të Italisë, ku një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën tr*gjikisht në aksident rrugor, kurse të pl*gosur mbetën edhe disa të…

Gruaja e Mirit hyn sonte në BBVip 5? Postimi saj që mori gjithë vëmendjen

Pas ngjarjeve të fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ku Miri ka qenë protagonisti i disa situatave që trazuan ujërat brenda shtëpisë, rrjetet sociale u…

E rëndë në Itali! Fati i një 10-vjeçari shqiptar lë pas shumë pikëpyetje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Foggia të Italisë, ku ka h*mbur jetën aksidentalisht një fëmijë shqiptar teksa ishte duke luajtur pranë një shatërvani. Alesio 10-vjeçar,…

Izraeli eIeminon zyrtarin e lartë iranian, dy ditë pasi kishte vr*rë dhe paraardhësin e tij

Shefi i sapoemëruar i Mbrojtjes së Iranit, Seyed Majid ibn al-Reza, raportohet se ka humbur jetën në sulme ajrore izraelite, vetëm dy ditë pas lajmeve për vr*sjen…

Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

Kriza e krijuar nga tensionet në Lindjen e Mesme pritet të reflektohet menjëherë në tregun shqiptar të karburanteve, ku përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve paralajmërojnë një rritje…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

Dashi Gjatë kësaj periudhe do të keni shumë energji, por bëni kujdes me paratë, pasi mund të keni projekte që do të ngjallin debate. Mundohuni që të…