Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, Tomor Dosti. Ishte edhe nënkryetar i PD në vitet e para. U zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 u tërhoq nga politika aktive.
Ish-ligjvënësi njihej për vuajtjet e tij në kohën e diktaturës. U dënua në vitin 1953 me 25 vjet heqje lirie. Burgun e vuajti në Burrel mes personaliteteve të Shqipërisë. Pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht.
Ai lindi në Gjirokastër, në vitin 1930. I biri i ish-ministrit Hasan Dosti. Pas arratisjes së babait dhe vëllait, ai me vëllezërit dhe motrat, pasi të ëmën ia pushkatuan gjermanët ditën e largimit nga Tirana, u persekutuan. U arrestua më 1953 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie “për tentativë arratisjeje”.

Më 1991 i bashkohet PD duke vënë në dispozicion të saj kredibilitetin politik e familjar në jugun e Shqipërisë, duke krijuar me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën, lëvizjen politike demokrater, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE