I dënuari për v(r)asjen e një 13-vjeçareje gjendet i vd*kur në burg

Një 43-vjeçar, i dënuar për vrasjen e një vajze 13-vjeçare, është gjetur i pajetë në një burg në Michigan, vetëm pak ditë pas shpalljes së dënimit.

Sipas autoriteteve, viktima e këtij rasti ishte raportuar e zhdukur në vitin 2024, ndërsa trupi i saj ende nuk është gjetur. Prokurorët kishin deklaruar se ekzistonte një sasi e madhe provash që lidhnin drejtpërdrejt të dënuarin me krimin.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e vetëvrasjes, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rasti ka tronditur opinionin publik, për shkak të natyrës së rëndë të krimit dhe zhvillimeve të fundit.