PIagosën pronarin e servisit pasi nuk iu pëlqeu shërbimi, arrestohen 3 autorët në Korçë

KORÇË – Tre persona janë arrestuar nga policia pas një konflikti të ndodhur në një servis automjetesh, ku mbeti i plagosur pronari i tij.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas pakënaqësive për një shërbim. Dy prej autorëve kanë goditur pronarin me sende të forta dhe mjete prerëse, ndërsa një tjetër është përfshirë në konflikt.

Policia bën me dije se është proceduar penalisht edhe vetë pronari i servisit, pasi gjatë përplasjes ka plagosur lehtë dy nga autorët.

Në vendngjarje janë sekuestruar mjetet prerëse dhe automjeti i përdorur, ndërsa të gjithë të përfshirët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Korçë/ U konfliktuan për motive të dobëta dhe dëmtuan me mjet prerës dhe sende të forta pronarin e një servisi automjetesh, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme.

Procedohet penalisht edhe pronari i servisit pasi gjatë përfshirjes në konflikt, dëmtoi lehtë me mjet prerës, dy prej autorëve. Sekuestrohen mjetet prerëse dhe një automjet.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt midis disa shtetasve të ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, në përfundim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. D., 39 vjeç, banues në Korçë;

-E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë;

-L. M., 34 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 35 vjeç, banues në Korçë (pronari i servisit) për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga verifikimet e kryera rezulton se dy shtetasit E. D., dhe E. Th., kanë shkuar me një automjet tek servisi i shtetasit R. Xh., të cilin për motive të dobëta (pakënaqësi për një shërbim të kryer nga pronari i servisit) e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës. Ndërsa shtetasi L. M., është ndodhur rastësisht në servis dhe është përfshirë në konflikt. Gjithashtu edhe 35-vjeçari R. Xh., gjatë konfliktit ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (gërshërë pune) shtetasit E. Th., dhe L. M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe mjetet prerëse (një bisturi-thikë dhe një gërshërë).

Pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, të dëmtuarit janë larguar në banesa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

BBVip Albania 5 E Fiton SELIN

“Çdo gjë ua dedikoj prindërve”/ Selin surprizohet me një mesazh nga babai i saj në finale: Më kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë, kohën

Selin përjetoi një moment tepër emocionues në sallën e Liceut Artistik në Tiranë. Pas një performance mahnitëse baleti, banorja mori një mesazh të veçantë nga babai i…

Lajm i keq për mërgimtarët që jetojnë Zvicër

Edhe tregu i financimit të banesave njohu rritje të ndjeshme në gjysmën e dytë të vitit 2025. Pjesa e financimeve të reja arriti në 47%, niveli më…

“Nga mësues muzike në kutinë e zezë të krimit – A është Neritan Nallbati “Tano Karidi” i call- center-eve në Shqipëri?”

Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati; mbrojtësi i call-center-ave mashtruese dhe i rrugëve të kokainës, ka mbijetuar në detyrë për tre dekada, pavarësisht përjashtimit për lidhje me…

A kemi ndonjë letër divorci apo jo? Emocione për Mirin, finalisti takohet me prindërit, vajzën dhe bashkëshorten

Finalisti i fundit që u surprizua ishte Miri, i cili u takua me familjarët dhe miqtë e tij. Pasi pa klipin e rrugëtimit të tij të 120…

Krevati me Selin më rrëzoi të gjitha planet”/ Miri rrëfen momentet më të bukura në shtëpinë e BB VIP: Do më mungojë zilja e mëngjesit kur

Në klipin përmbledhës të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP, Miri ka rrëfyer disa nga momentet më të bukura, por edhe të vështira në shtëpi. Ai…