Një incident i rëndë është regjistruar në burgun e Durrësit, një institucion që prej kohësh është përfolur për skandale të njëpasnjëshme.
Sipas burimeve për JOQ Albania, në ambientet e këtij burgu ka ndodhur një konflikt mes të burgosurve, i cili fillimisht ka nisur me debate dhe ofendime verbale, për të përfunduar më pas në dh unë fizike.
Në sherr janë përfshirë tre persona. Bëhet fjalë për Glerad Berdica alias Gusholli dhe Kledi Çyrbja, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dh unë ndaj ish-presidentit të klubit Korabi, Fehmi Mëziun, i dënuar për prostitucion.
Ndërhyrja e policisë së burgjeve ka bërë të mundur neutralizimin e situatës, ndërsa dy prej të përfshirëve janë vendosur në izolim. Për gjendjen shëndetësore të Mëziut nuk ka ende informacion të qartë.
Sipas po të njëjtave burime drejtoria e burgut po tenton fshehjen e ngjarjes që të mos marrë vëmendje publike. Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, nga i njëjti institucion u arratis në mënyrë spektakolare Altin Ndoci, i akuzuar nga SPAK për vrasje dhe i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE