Ja kur do rriten pensionet, rishikohet skema për pensionistët që ende punojnë dhe prezantohet karta e shpenzimeve për

Ja kur do rriten pensionet, rishikohet skema për pensionistët që ende punojnë dhe prezantohet karta e shpenzimeve për ushqimet, çfarë duhet të dini për ndryshimet e reja. Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se qeveria po punon për reformën e pensioneve për të krijuar më tepër hapësira për secilën kategori. 🡇Shtყpηi iɱazhin/rҽkIaɱɱen më ρoshtë dhe hap paмjet🡇

Rama zhvilloi ditën e djeshme një bashkëbisedim me pensionistë të njësisë nr. 2 në Tiranë, ku foli për rritjen ekonomike, politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve. Ndryshimet në skemën e pensioneve, sipas tij, synojnë të krijojnë hapësirë tjetër për të gjithë ata që duan të kursejnë më shumë për të pasur një pension më të lartë, ku shteti do të japë kontributin e vet.

“Po ashtu do të rishikojmë edhe skemën aktuale për pensionistët e vetëpunësuar dhe për ata të që vazhdojnë të punojnë, pasi ka dhe aty hapësirë për të bërë disa rregullime, të cilat përsëri shkojnë në favor të pensionistëve”, tha Rama. Ndërkohë, sipas tij, është diskutuar edhe mbështetja për invalidët.

“Për momentin kanë një kanë një diferencim, por e vërteta është se nuk mund të lihen mbrapa atyre që nuk ka punuar asnjëherë, për shkak të aftësive. Do ta korrigjojmë dhe këtë”, shtoi Rama. Duke u ndalur te pensionet, Rama theksoi se bonuset e përvitshme dhe rritja e pensioneve vit pas viti do të vijojë sipas kategorive për t’u 5-fishuar deri në vitin 2030. “Tanimë jemi në një fazë tjetër.

Ne e kemi pasur shumë problem faktin që nuk arrinim dot t’i rrisnim pensionet, faktin që ndërkohë që filluan të rriten pagat e filluan të vihen në vijë edhe investime pas një periudhe shumë të vështirë kur na u desh të lanim shumë borxhe, përsëri kur vinte puna tek pensionet dhe kishim të pamundur dhe ndesheshim në mënyrë të vazhdueshme me këtë stres nga ana e pensionistëve që realisht e kanë më të vështirë se të tjerët”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ndër vite është bërë vetëm indeksimi i pensioneve, sepse ekonomia nuk ishte në gjendje të na mbështeste një plan real rritjeje. Më në fund erdhi momenti kur ekonomia na e krijoi këtë mundësi dhe për këtë arsye duke filluar nga janari i këtij viti juve merrni pensione më të larta”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama deklaroi dje se në rast të rritjes së çmimit të ushqimeve pensionistët do të kenë mbrojtjen ekonomike të qeverisë. Në një takim me pensionistë të njësisë nr. 2 në kryeqytet, Rama siguroi se mbështetja për këtë kategori mbetet prioritet i qeverisë. Duke folur për rritjen e çmimit të naftës, kryeministri theksoi se nëse ky trend vazhdon kjo mund të sjellë rritje të çmimeve të ushqimeve.

“Çmimi i naftës befasisht kërceu jashtë çdo lloj parashikimi. Shpresojmë që ai armëpushim 15-ditor, të çojë në një zgjidhje përfundimtare përpara se sa rritja të shfaqet edhe tek çmimet e ushqimeve. Nëse do shfaqet te çmimet e ushqimeve dhe do të jetë diçka me të cilën ne duhet të përballemi, sigurisht që ne gjëja e parë që do mendojmë jeni ju pensionistët”, tha Rama. Rama theksoi se qeveria po përgatit dhe një skemë të re të bazuar tek karta e shpenzimeve familjare në bazë të shportës.

“Në mënyrë që ato lekë që ata marrin nga taksat e shqiptarëve të shkojnë për familjen, për fëmijët e tyre dhe asnjë lek të mos përfundojë në pijetore apo të mos shkojë në bixhoz dhe kjo është e rëndësishme. Përmes kartës lekët do të shpenzohen me artikujt bazë në çdo lloj dyqani me TVSH, në mënyrë që TVSH-ja të shkojë prapë në buxhet dhe nga ai buxhet të kthehet tek qytetarët”, tha Rama.

Ndërkohë Rama siguroi se do vazhdojë rritja e pagave. “Sot pagat në Shqipëri po rriten në mënyrë të vazhdueshme dhe në sektorin privat. Sot në sektorin privat në Shqipëri nuk është më pyetja: Sa do të jap rrogën? Po ku do ta gjej personin e duhur që të më bëjë këtë punë”, tha Rama. Pagat e rritura, sipas tij, shkojnë në favor të shtetit në disa drejtime dhe një nga ato drejtime është që kthehen përsëri në formën e pagesës së sigurimeve shoqërore tek pensionistët. Sipas tij, “sot Shqipëria është më tërheqëse dhe për investimet e huaja”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)

Pas shumë debatesh, aludimesh dhe presionesh nga banorët e tjerë, më në fund ka ardhur momenti i shumëpritur. Vanesa dhe Indri kanë lënë mënjanë çdo hezitim dhe…

Aroma e keqe në frigorifer? Ekspertët tregojnë pse ndodh dhe si eliminohet

Frigoriferët përdoren çdo ditë për të mbajtur ushqimet të freskëta për më gjatë, por me kalimin e kohës mund të krijojnë aroma të pakëndshme. Sipas ekspertëve, kjo…

Miri publikon foto pas BBVA: “Sytë nuk gënjejnë”

Pas përfundimit të aventurës së tij në BBVA, Miri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto…

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 30 prill 2026

Dashi Ndikimi i Merkurit do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni te qete dhe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do jene ne…

Pse qentë nuhasin pjesët intime të njerëzve: Kuptimi i kureshtjes së qenve

Nëse ndonjëherë ju ka përshëndetur një qen që menjëherë afrohet për të nuhatur pjesët intime, e dini se kjo mund të jetë befasuese – madje edhe pak…

ALARM ne Jug te Shqiperise, pamje te trishta! Ka rene zjarr i frikshem dhe po shkaterron ne mase…

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një zonë të gjerë me ullishte në Panaja, përgjatë autostradës Vlorë-Fier. Nga pamjet e publikuara në rrjet, një re e dendur tymi…