Elma nga Sanxhaku: Vështirë të jesh shqiptare në Sanxhak,por unë personalisht nuk e kam problem,nuk kam frikë të deklaroj publikisht

Intervistë e re me një shqiptare krenare nga Novi Pazari , Elma.

1.Nga jeni,Elma?
-Unë jam nga Novi Pazari.

2.Cila është puna juaj?
-Jam studentja.

3.Kur keni filluar të ndiheni shqiptare?
-Fillova të ndihem shqiptar gjatë rritjes duke dëgjuar historitë e gjyshit tim të vjetër që ende kultivon traditën shqiptare. Na thoshte gjithmonë se ne jemi shqiptarët nga fisi Shala, dhe na thoshte gjithmonë fjalët: “Kudo që të jeni, mos harroni kush jeni dhe mbani traditat tuaja qe ishin fjalet e tij.”

4. Unë pashë guximin tim tek ju. A keni ndjerë ndonjëherë frikë për veten dhe familjen tuaj? Sepse të gjithë e dimë që të jesh shqiptar apo shqiptare në Sanxhak është shumë e vështirë.
-Fatkeqësisht është shumë e vështirë të jesh shqiptare në Sanxhak,por unë personalisht nuk e kam problem,nuk kam frikë të deklaroj publikisht se kush jam dhe kujt e përkas, mendoj se është e drejta e çdo qytetari dhe nuk do të lejoj askënd që të më prekë dhe të më largojë nga ndjenja që kam tani.

5.Cili ka qenë momenti vendimtar kur i keni thënë vetes se jeni shqiptar?
-Epo thjesht lexova në internet, hulumtova dhe dëgjova historitë e më të mëdhenjve tanë dhe më tërhiqja gjithnjë e më shumë të deklarohesha si shqiptare dhe thjesht me atë ndjenjë gjaku rrjedh në mua,gjaku jonë shqiptar!

6.Jeni nënë e dy vajzave, a u mësoni atyre kulturën dhe historinë tonë?
-Sigurisht që mundohem në çdo mënyrë t’u shpjegoj se kush jemi në. Që vajza ime e vogël shpesh të thotë mami ne jemi Shqipe ?? që sigurisht në si prindër kemi detyrim t’i mësojmë fëmijës traditën tonë dhe kulturen shqiptare.

7.Dhe së fundi, a keni pasur ndonjë problem në Sanxhak apo më tutje sepse, siç po shoh, postoni me ngulm foto të flamurit tonë shqiptar?
-Sa i përket Sanxhakut, nuk kam pasur kurrë problem.

Dhe vetëm këtë doja të tregoja në një rast kur kam qenë në Austri, shkova për një shëtitje nëpër dyqane dhe kisha veshur këtë xhemper me flamurin tonë shqiptar, por takova dy gra shqiptare që në fillim më shikonin çuditërisht. Mendova se xhamperi po i shqetësonte, por njëra prej tyre mblodhi kurajo dhe më pyeti, “nga je” “Jam nga Sanxhaku” e pergjigja, me perqafoi dhe me tha ti je vajza jone shqiptare.

Zemra ime u mbush me lumturi sepse gjaku nuk është ujë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)

Pas shumë debatesh, aludimesh dhe presionesh nga banorët e tjerë, më në fund ka ardhur momenti i shumëpritur. Vanesa dhe Indri kanë lënë mënjanë çdo hezitim dhe…

Aroma e keqe në frigorifer? Ekspertët tregojnë pse ndodh dhe si eliminohet

Frigoriferët përdoren çdo ditë për të mbajtur ushqimet të freskëta për më gjatë, por me kalimin e kohës mund të krijojnë aroma të pakëndshme. Sipas ekspertëve, kjo…

Miri publikon foto pas BBVA: “Sytë nuk gënjejnë”

Pas përfundimit të aventurës së tij në BBVA, Miri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto…

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 30 prill 2026

Dashi Ndikimi i Merkurit do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni te qete dhe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do jene ne…

Pse qentë nuhasin pjesët intime të njerëzve: Kuptimi i kureshtjes së qenve

Nëse ndonjëherë ju ka përshëndetur një qen që menjëherë afrohet për të nuhatur pjesët intime, e dini se kjo mund të jetë befasuese – madje edhe pak…

ALARM ne Jug te Shqiperise, pamje te trishta! Ka rene zjarr i frikshem dhe po shkaterron ne mase…

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një zonë të gjerë me ullishte në Panaja, përgjatë autostradës Vlorë-Fier. Nga pamjet e publikuara në rrjet, një re e dendur tymi…