Një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e Devoll, pasi më parë kishte dalë nga rruga. Ngjarja ndodhi në aksin “Hoçisht–Gracë”. Një i ri 22-vjeçar, me inicialet A. B., banues në fshatin Hoçisht, ishte duke drejtuar makinën kur dyshohet se humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Pas daljes nga rruga, automjeti mori flakë. Si drejtuesi i mjetit, ashtu edhe dy pasagjerët që ndodheshin me të, pësuan lëndime të lehta. Të tre u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u kthyen në banesat e tyre.