Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, dalin çmimet e reja që dikton Bordi i Transparencës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri gjatë mbledhjes së zhvilluar sot më 14 prill 2026. Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 215 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë nuk duhet të kalojë 203 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur në 178 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 166 lekë për litër.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi sot, më 14 prill, në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet e mëtejshme në treg.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Sipas sqarimit zyrtar, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, nëse çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin kalon 220 lekë për litër ose për benzinën 200 lekë për litër, aplikohet një nivel më i ulët akcize prej 80%. Aktualisht, duke qenë se çmimet janë nën këto kufij, akciza vijon të zbatohet në nivelin e plotë, 100%.

Related Posts

Një lajm i trishtë/ Emanuela Kolonja, 37-vjeçarja e cila prej kohësh vuante nga një s*mundje e rëndë, Ieuçemi akute, ka ndërruar jetë

Emanuela Kolonja, 37-vjeçarja e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, leuçemi akute, ka ndërruar jetë. E reja nga Saranda, nënë e një djali 4-vjeçar,…

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e Farmacisë 10, duke shkaktuar..

Flakët, të cilat sipas burimeve kanë shpërthyer në një nga katet e ndërtesës, janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë edhe apartamentet e tjera. Tym i dendur ka…

E FUNDIT: Dy tërmete godasin Kretën – ja sa ishte magnituda që tr*nditi zonën

Një lëkundje e dyfishtë sizmike u regjistrua këtë të martë në një zonë detare pranë Kretës, konkretisht në Lassithi. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, në orën 08:59…

Zbulohen PRAPASKENAT/ Vuçiç do të suImonte Kosovën nëse Ukraina do të ishte mundur

Ish-Ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanović, është shprehur se në rast se Rusia do të kishte mundur Ukrainën për një muaj, atëherë do të hapej rruga e…

Mos u vono, po të pres… – Mesazhi i fundit i një nëne për të birin do t’ju thyejë zemrën

Një ngjarje e rëndë ka lënë një familje të shkatërruar dhe një komunitet në lot, pasi një moment i zakonshëm u kthye në një tragjedi që askush…

Ngjarje e rëndë me një çift shqiptar në emigrim/ QëIIohet me breshëri ar*mësh çifti, vr*tet i riu 20-vjeçar, pI’agoset vajza

Qëllohet me breshëri armësh çifti, vritet i riu 20-vjeçar, plagoset vajza që e shoqëronte SUEDI – Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e…