Mbështetja e fansave për personazhet e tyre të preferuar shpesh kalon çdo parashikim, dhe këtë herë radhën për një organizim masiv e ka pasur Mateo Borri.
Së fundmi, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një foto që dëshmon se simpatizantët e tij kanë ndërmarrë një iniciativë mjaft të veçantë financiarisht për t’i qëndruar pranë.
Të organizuar së bashku, fansat kanë hapur një llogari në platformën GoFundMe me një qëllim shumë të qartë: mbledhjen e fondeve për të dërguar një dron ose parashutë surprizë mbi shtëpi.
Kjo dhuratë nga qielli është menduar si një formë force dhe mbështetjeje për Mateon, ose për çiftin e njohur tashmë si “Briteo” (Brikena dhe Mateo).
Siç mund të shihet qartë në pamjen e publikuar, fushata ka gjetur një mbështetje të menjëhershme.
Nga synimi i vendosur prej 700 eurosh, fansat kanë arritur të grumbullojnë me shpejtësi 559 euro, duke plotësuar rreth 80% të shumës totale në një kohë rekord.
Kjo lëvizje tregon edhe një herë se sa i madh është ndikimi i publikut dhe sa të përkushtuar janë ata për t’u bërë pjesë e rrugëtimit të banorëve të tyre të preferuar, duke e dërguar fjalën e tyre drejtpërdrejt nga qielli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE