Një ngjarje makabre ka tro nditur Teksasin, ku një vajzë 22-vjeçare me aftësi të kufizuara u gjet e mbyllur me dh*në në një kafaz qeni, në oborrin e shtëpisë ku jetonte me njerkën e saj.
Ngjarja u bë e ditur mbrëmjen e 22 nëntorit, pasi fqinjët dëgjuan britma të tmerruara që vinin nga oborri. Justin Anderson, 24 vjeç, pasi dëgjoi të qarat dhe goditjet ndaj kafazit metalik, nisi të regjistronte me telefon dhe më pas njoftoi urgjentisht policinë.
Në videon e regjistruar, 22-vjeçarja dëgjohet duke përsëritur me dëshpërim se ishte “e frikësuar” dhe se kishte nevojë të shkonte në banjo.
Kur oficerët mbërritën në shtëpinë e 60-vjeçares Candice Thompson, gjetën të renë të mbyllur në një kafaz të mbuluar me tel. Ajo kishte të veshur vetëm një bluzë të hollë dhe tuta, ndërsa temperatura kishte rënë në rreth 14°C.
“Ajo që pamë ishte tronditëse,” deklaroi Shefi i Policisë, Daniel Graziose.
Vajza u dërgua menjëherë në spital dhe më pas u sistemua pranë një të afërmi. Dy persona të tjerë të pambrojtur që jetonin në të njëjtën banesë u larguan menjëherë nga autoritetet.
Në videon e tij, Anderson dëgjohet duke e qetësuar vajzën:
“Ndihma është këtu… kjo nuk do të të ndodhë më.”
Ai tregoi se kishte ndier diçka të pazakontë dhe vendosi të hetonte, gjë që rezultoi shpëtimtare për 22-vjeçaren.
Candice Thompson, e veja e një ish-shefi lokal policie dhe e njohur si avokate për programet e kujdesit ndaj fëmijëve, u arrestua në vendngjarje.
Ajo pretendoi se e kishte mbyllur vajzën në kafaz sepse “urinonte kudo dhe po shkatërronte shtëpinë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE