Liri Berisha: Si e mbajtëm të fortë martesën për 55 vite mes sfidave dhe politikës! Sali Berisha shumë romantik

Një zonjë me një përkushtim dhe rol të veçantë në shoqërinë shqiptare. Liri Berisha është gruaja që ndërthur me elegancë profesionalizmin në mjekësi me një profil human dhe qytetar. E formuar si mjeke pediatre, ajo i ka kushtuar jetën kujdesit ndaj fëmijëve. Në vitet e para të tranzicionit demokratik, në rolin e saj si zonja e parë e Shqipërisë gjatë periudhës 1992-1997 ajo u shqua për një prezencë dinjitoze dhe angazhim të vazhdueshëm në nisma sociale.

Si Presidente e Qendrës Rajonale për Au tizmin dhe drejtuese e fondacionit shqiptar për fëmijët, Liri Berisha ka qenë vazhdimisht një zë i qëndrueshëm në mbështetje të fëmijëve të sëmurë, jetimëve dhe shtresave më vulnerabël.

Në jetën e saj personale ajo mbetet një figurë e dashur familjare, një bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve duke ruajtur një ekuilibër mes familjes dhe aktiviteteve të saj humanitare. Sot vjen në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ku si rrallëherë flet për jetën e saj personale krah liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Zonja Berisha: Saliu nuk shkruan poezi, por ka lexuar shumë poezi. Ajo që mua më habiste në njohjen tonë ka qenë interpretimi, më lexonte poezi rusisht, faqe të tëra. Më lexonte edhe shqip. Vetë nuk shkruan poezi, shkruan bukur, por jo poezi. Ka qenë dhe është shumë romantik, edhe pse duket sikur s’është. Ka pasur jo një, por shumë momente stresi, momente mërzitjeje, ankthi, që politika nuk ia ka dhënë vetëm Berishës, por të gjithë politikanëve shqiptarë. Politika në Shqipëri k a qenë e egër. Unë jam munduar që kjo egërsi të mos kalojë në bisedat tona familjare, që t’i dëgjonin fëmijët. Megjithëse fëmijët kanë qenë jo shumë të vegjël në kohën që filloi kjo situatë, por jam munduar t’i mbaj larg. Në të gjitha mënyrat jamë munduar të krijoj në shtëpi një atmosferë të qetë, një atmosferë të ngrohtë që s’kishte të bënte me politikën.

Tregon edhe “sekretin” e një martese të gjatë dhe të lumtur, pas 55 vitesh krah kryetarit të Partisë Demokratike. Në një rrëfim të sinqertë, zonja Berisha ndalet te cilësitë që, sipas saj, e kanë bërë të fortë këtë marrëdhënie ndër vite, duke veçuar vullnetin dhe memorien e bashkëshortit, por edhe mbështetjen e ndërsjellë në jetën familjare.

Zonja Berisha: Saliu ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Dy gjëra më kanë habitur; vullneti dhe memoria. Këto kanë qenë dy gjërat që gjithmonë më kanë habitur. Në detyrat familjare ne kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Pastaj politika…nuk mund të them se e kam ndihmuar. Kemi qenë mbështetja e njëri-tjetrit. Mbështetja, sinqeriteti, dashuria, respekti, bashkëpunimi, janë shumë elementë që ndikojnë në një martesë./vizionplus

Related Posts

HOROSKOPI I DITËS: E shtunë 18 prill 2026

DASHI A është sirtari juaj plot me ëndrra dhe dëshira? Le të bëjmë një zgjedhje, duke marrë parasysh edhe investimin financiar që kërkohet prej nesh. Kur bëhet…

Pamje rrënqethëse kur varroset babai me dy fëmijët e tij nga Malisheva

Pamje rrënqethëse janë parë sot në ceremoninë mortore në Malishevë, ku i është dhënë lamtumira e fundit babait dhe dy fëmijëve të tij, të cilët humbën jetën…

Afrohet Qameti/ Bordi i Paqes, Shtëpia e Bardhë dhe gënjeshtra e zezë e Ramës!

Tensionet politike dhe deklaratat e forta kanë ndezur një tjetër përplasje të ashpër në skenën publike. Mes paralajmërimeve për zhvillime të mëdha dhe akuzave të rënda, në…

Irani hapi Ngushticën e Hormuzit për sa kohë do zgjasë armëpushimi në Liban, nafta bie nën 90 dollarë për fuçi!

Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për të gjitha anijet tregtare për kohëzgjatjen e armëpushimit në Liban, sipas një deklarate të Ministrit të Jashtëm iranian,…

DALIN REZULTATET: Ja kush fiton Big Brother VIP Albania nesër

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania është shumë pranë dhe publiku ka nisur të japë sinjalet e fundit për fituesin e këtij edicioni. Katër finalistët…

U v.r.a dhe u hodh në një rezervuar në Spanjë/ Kush ishte Miklovan Dakaj dhe lidhja e tij me botën e krimit?

Mediat spanjolle i kanë kushtuar një artikull vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar, Miklovan Dakaj në Spanjë, ku janë fokusuar tek profili i tij personal dhe lidhja me botën…