Pamje rrënqethëse janë parë sot në ceremoninë mortore në Malishevë, ku i është dhënë lamtumira e fundit babait dhe dy fëmijëve të tij, të cilët humbën jetën tragjikisht një ditë më parë në banesën e tyre. Mes lotëve, dhimbjes dhe pikëllimit të madh, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në varrim për t’i dhënë lamtumirën e fundit tre viktimave të kësaj tragjedie që ka tronditur gjithë vendin. Sipas raportimeve, babai rreth 35 vjeç dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.
