Skip to content

“Kryente marrëd*hënie me konkurrentët e Për’puthen”/ Shqipja i kundërpërgjigjet Arjan Konomit: Vetëm unë ta di sekretin! (FOTO)

Deklaratat e bëra nga opinionisti Arjan Konomi gjatë puntates së emisionit “Goca dhe Gra” kanë ndezur reagime të forta në rrjet.

Në qendër të debatit u vendos ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila nuk ka qëndruar në heshtje pas komenteve të tij.

Konomi përmendi e emrin e Shqipe Hysenajt, një nga personazhet që u bë e njohur pikërisht në këtë format. Ai kujtoi periudhën kur ishte pjesë e programit dhe bëri deklarata të forta lidhur me prapaskenat që, sipas tij, ndodhnin gjatë xhirimeve.

Ai pretendoi se disa nga pjesëmarrësit krijonin marr*ëdhënie int*ime jashtë kamerave, ndërsa takimet që shfaqeshin në ekran, sipas tij, nuk ishin gjithmonë reale.

Reagimi i Hysenajt erdhi menjëherë përmes rrjeteve sociale. Në disa postime në Instastory, ajo i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të fabrikuara për vëmendje. Ajo ironizoi gjithashtu Konomin, duke theksuar se përmendja e saj e vazhdueshme lidhet me nevojën për audiencë dhe jo me fakte reale.

Ish-konkurrentja theksoi se qëndrimi i saj në program ka qenë i shkurtër, por pavarësisht kësaj, sipas saj, vazhdon të jetë në fokus të opinionistit. Ajo mohoi kategorikisht çdo aludim për jetën e saj private gjatë kohës në format dhe sfidoi publikisht çdo pretendim të tillë.

Në përmbyllje të reagimit, Shqipja la të kuptohet se mes saj dhe Konomit ekziston një histori e pathënë, duke shtuar më shumë mister rreth këtij debati publik.

Published inTë Fundit