Ledioni tregon 3 momentet më të sikletshme dhe më të vështira gjatë BBVA 5

Në prag të finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, moderatori i programit, Ledion Liço, ka ndarë me publikun emocionet e tij dhe një analizë të thellë të këtij sezoni. Teksa ka premtuar një natë të mbushur me surpriza dhe spektakël, ai ka rrëfyer edhe anën tjetër të medaljes: vështirësitë e menaxhimit të situatave live dhe peshën e këtij formati.

Një sezon i balancuar mes lojës dhe ndjenjave
Ledioni e ka cilësuar këtë edicion si një sukses të vërtetë, duke theksuar se ka pasur gjithçka që i duhet një “Big Brother”-i.

“Finalet e Big Brother janë një gërshetim i vazhdueshëm i show-t dhe emocioneve… Ky Big Brother, falë Zotit dhe të punës së të gjithë atyre që kanë punuar, ka qenë një Big Brother i balancuar mes gjithçkaje. Pavarësisht se është në sezonin e tij të pestë, ka dhuruar po aq lojë saç na ka dhuruar edhe ndjenja.”

Gjatë rrugëtimit mbi 100-ditor, moderatori zbuloi se kishte disa pika kyçe që e kishin vendosur në vështirësi nga ana profesionale dhe njerëzore.

Ai veçoi tre momente specifike që kërkuan një menaxhim delikat:

“Momente kyç të këtij edicioni, momente si dalja e Rogertit nga shtëpia, momente si deklarata e nënës së Selin, kanë qenë momente të sikletshme të cilat duhet t’i menaxhoje live. Natyrisht që në Big Brother në përgjithësi mbaj qëndrime, për ato që besoj, jo për ato që janë, njerëzit duhet ta kuptojnë një herë e mirë, që kjo për mua është punë, nuk është jeta ime. Një moment tjetër që nuk ka lidhje me lojën, por me emocionet, ka qenë takimi i Malit me të atin. Ka qenë një moment i vështirë për tu menaxhuar në mënyrë të drejtë për të gjithë palët”.

Lidhur me qëndrimet e tij gjatë këtyre situatave, Ledioni dha një mesazh shumë të qartë për publikun që shpesh e gjykon: “Njerëzit duhet ta kuptojnë njëherë e mirë, që kjo për mua është punë, nuk është jeta ime.”

Related Posts

“A nuk shikon o idiot?”/ Dy të rinj me monopatinë përplasin këmbësorin te vijat e bardha

Një situatë sa absurde aq edhe irrituese është regjistruar në rrugët e kryeqytetit, pranë ish-Restorant Durrësit, ku protagonistë janë bërë dy të rinj që lëviznin me një…

Himara i dorëzohet “përbindëshave” të betonit, kulla 16-katëshe në Potam

Ajo që po ndodh me Himarën nuk është më thjesht zhvillim urban, por një ekzekutim i mirëfilltë i peizazhit të mrekullueshëm të jugut. Ndërsa vëmendja e publikut…

Aksident me vd*kje në aksin Milot-Rrëshen, makina përplas këmbësorin 70-vjeçar

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Rrëshen ku ka humbur jetën këmbësori 70-vjeçar. Milot / Informacion paraprak Rreth orës 21:30, në aksin…

Dashuria të verbon, çifti ngatërron rrugën me koshin e plehrave

Një shqetësim i ardhur nga zona e Astir ngre edhe një herë në pah një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në hapësirat publike…

Mbyllet sondazhi ‘Online’! Publiku vendosi: Ja kush shpallet fitues i BBVA 5 sipas ndjekësve

Pak orë para se të ndizen dritat e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, sondazhi ynë online ka përfunduar dhe mijëra ndjekës kanë dhënë…

Horoskopi ditor, e diel 19 prill 2026

Dashi Dite shume rutine kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk pritet asgjë e veçante gjate kësaj dite për ata qe janë ne…