Alarm në Tiranë! Dyshime për tentativa afrimi ndaj fëmijëve nga MUXHAHEDINËT– prindërit kërkojnë reagim urgjent

Një denoncim i publikuar një ditë më parë nga JOQ Albania ka ndezur alarmin mes prindërve, duke rikthyer në vëmendje një shqetësim të madh: sigurinë e fëmijëve në hapësirat publike dhe mungesën e një reagimi të qartë institucional.

Sipas dëshmisë së një nëne, disa gra të mbuluara me shami janë parë duke iu afruar fëmijëve që dukeshin të pashoqëruar nga të rritur. Sjellja e tyre ka ngritur dyshime, sidomos për faktin se, në momentin që një prej fëmijëve iu afrua nënës së tij, njëra prej grave tentoi të fshehë fytyrën me një bllok, duke shmangur identifikimin. Në dukje, kontakti me fëmijët justifikohej me pyetje të thjeshta në anglisht, por për prindërit kjo ka qenë e mjaftueshme për të ngritur pikëpyetje serioze.

Pas publikimit të rastit, në redaksi kanë mbërritur informacione të tjera që pretendojnë se këto grajanë pjesë e grupit të muxhahedinëve iranianë të vendosur në Manëz. Paralelisht, qytetarë të ndryshëm raportojnë se një furgon i dyshimtë, i njejtë me atë të parë dje pranë Bulevardit të Ri, është vënë re edhe në zona të tjera të kryeqytetit, përfshirë dhe Durrësin, duke shtuar edhe më shumë pasigurinë. Një qytetar ka vënë në dispozicion për redaksinë tonë dhe foton e drejtuesit të furgonit.

Prindërit pretendojnë se iranianët kërkojnë marrjen e fëmijëve për t’i rekrutuar në shoqërinë e tyre megjithatë, përtej frikës dhe aludimeve, një fakt mbetet i qartë: deri më tani nuk ka asnjë provë konkrete që të vërtetojë pretendimet. Pikërisht kjo e bën situatën edhe më problematike, një terren i mbushur me dyshime, ku mungesa e transparencës dhe e reagimit zyrtar ushqen panikun dhe spekulimet.

Në këtë klimë pasigurie, përgjegjësia bie mbi institucionet. Policia e Shtetit dhe organet kompetente nuk mund të qëndrojnë në heshtje përballë një shqetësimi që prek drejtpërdrejt fëmijët. Një hetim i plotë dhe transparent është i domosdoshëm, jo vetëm për të verifikuar këto raportime, por edhe për të qetësuar opinionin publik dhe për të ndarë faktin nga thashethemi.

Sepse kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve, çdo vonesë, çdo paqartësi dhe çdo mungesë reagimi nuk është thjesht neglizhencë, është një risk që shoqëria nuk mund ta përballojë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në nuk janë serioz dhe duan që…!

“Nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për paqe me SHBA-në derisa ajo të ndryshojë kërkesat e saj maksimaliste”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit. Delegacionet…

A ËSHTË BOTA NË PRAG TË NJË KRIZE MË TË MADHE?

Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më alarmues. Fjalët për një kërcënim të mundshëm të Turqisë ndaj Izraelit po ngrenë shqetësime serioze,…

NGjarje tragjike ne vend, ka viktima

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen. Sipas policisë, rreth orës 21:30, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka…

“Ma ke shkatërruar jetën…”, detaje nga tragjedia ku Astriti mb(y)ti gruan e tij Dritën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Asti, pranë Torino, ku një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të…

Zhytësi zbulon një ndërtesë të çuditshme nën ujë – pastaj mëson se çfarë është në të vërtetë…

Deti Adriatik Fsheh Mijëra Anije Të Mbytura, Por Ajo Që Ben Keler Gjeti Në Thellësitë E Pulias Nuk Ishte Një Rrënojë E Zakonshme. Ishte Diçka Që Sfidonte…

“Nesër rritet çmimi i naftës”/ Gazetari: Nëse zgjat lufta, ekonomia shqiptare mund të ketë efektet e konfliktit

Gazetari i ekonomisë, Kreshnik Kuçaj, ka komentuar ndikimin e krizës së luftës në Iran në ekonominë shqiptare, duke theksuar se efektet e saj ende nuk janë ndjerë…