“Ma ke shkatërruar jetën…”, detaje nga tragjedia ku Astriti mb(y)ti gruan e tij Dritën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Asti, pranë Torino, ku një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri, përpara se t’i japë fund jetës.

Sipas informacioneve hetimore, i dyshuari Astrit Koni dhe ish-bashkëshortja e tij Drita Koni (Meçollari) kishin jetuar prej rreth 20 vitesh në Itali. Viktima tjetër dyshohet të jetë partneri i saj i ri, Bardhok Gega.

Ngjarja dyshohet të ketë nisur nga konflikte personale dhe xhelozia, pasi gruaja kishte refuzuar përpjekjet e ish-bashkëshortit për t’u rikthyer së bashku dhe kishte nisur një lidhje të re. Sipas hetuesve, viktimat janë gjetur të pajetë në një kanal pranë një zone rurale, ku po punonin në afërsi të koshereve të bletëve.

Më pas, autori dyshohet se është ngjitur në Castello di Cossombrato, ku punonte si kopshtar dhe kishte akses në ambientet e tij. Sipas dëshmitarëve, ai është hedhur nga një dritare e kullës rreth orës 15:00, duke gjetur vdekjen në vend.

Pak para ngjarjes, ai dyshohet se ka lënë një mesazh ku shprehej për një krizë të thellë personale dhe konflikte të zgjatura familjare.

“Ma ke shkatërruar jetën me të…”, i kishte shkruar në letër.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie të trefishtë, ndërsa komuniteti lokal i vogël është tronditur nga ngjarja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në nuk janë serioz dhe duan që…!

“Nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për paqe me SHBA-në derisa ajo të ndryshojë kërkesat e saj maksimaliste”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit. Delegacionet…

A ËSHTË BOTA NË PRAG TË NJË KRIZE MË TË MADHE?

Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më alarmues. Fjalët për një kërcënim të mundshëm të Turqisë ndaj Izraelit po ngrenë shqetësime serioze,…

NGjarje tragjike ne vend, ka viktima

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen. Sipas policisë, rreth orës 21:30, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka…

Alarm në Tiranë! Dyshime për tentativa afrimi ndaj fëmijëve nga MUXHAHEDINËT– prindërit kërkojnë reagim urgjent

Një denoncim i publikuar një ditë më parë nga JOQ Albania ka ndezur alarmin mes prindërve, duke rikthyer në vëmendje një shqetësim të madh: sigurinë e fëmijëve…

Zhytësi zbulon një ndërtesë të çuditshme nën ujë – pastaj mëson se çfarë është në të vërtetë…

Deti Adriatik Fsheh Mijëra Anije Të Mbytura, Por Ajo Që Ben Keler Gjeti Në Thellësitë E Pulias Nuk Ishte Një Rrënojë E Zakonshme. Ishte Diçka Që Sfidonte…

“Nesër rritet çmimi i naftës”/ Gazetari: Nëse zgjat lufta, ekonomia shqiptare mund të ketë efektet e konfliktit

Gazetari i ekonomisë, Kreshnik Kuçaj, ka komentuar ndikimin e krizës së luftës në Iran në ekonominë shqiptare, duke theksuar se efektet e saj ende nuk janë ndjerë…