ita e sotme emisioni “Me Zemër të Hapur” në News24 trajtoi një dramë njerëzore që ka mbërthyer në an*kth një familje të tërë nga fshati Kuman i Roskovecit.🡇𝐒𝐡𝐭y𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐞𝐭🡇
Prej katër ditësh, qetësia e kësaj shtëpie është thyer nga heshtja vr asëse e zhdukjes së Anxhela Shurdhës.
E reja prej katër ditësh nuk ka kontakt me prindërit, por edhe me vajzën e saj vetëm 7 vjeç.
Nëna mes lotësh tregoi takimin e fundit me të bijën, para se kjo e fundit të shkonte në punë, teksa tha se nuk kishte parë asgjë të çuditshme te vajza e saj. E moshuara tregoi se ka dyshime te pronari i lokalit ku ajo punonte.
“Vajza qan çdo natë për nënën. Hera e parë që largohet. Ajo nuk ishte larguar kurrë. Shkonte në punë, unë merrja vajzën. Atë ditë nuk mori. Kishte veshur pantallona xhins, me vija të kuqe, pantallona. Iku në punë, më puthi si gjithmonë. Është 180 cm e gjatë, me flokë bionde, e dobët. S’kemi pasur asnjë konflikt me vajzën. Më tha se do flinte te një shoqe pas pune se kishte lokali ku punonte një festë ditëlindje. Mendja më thotë mos e kanë droguar. Para disa vitesh ajo pati një ngjarje të rëndë. Burri, që ishte i droguar e mbajti të lidhur dy ditë në pyll. Por arriti të shpëtonte. S’më ka thënë asgjë, s’di asgjë. Se do më kishte thënë se do kishte gjetur dikë”-, tha e moshuara.