×

Nga fama te burgu dhe at*ntati me 8 pIumba, kush është aktori me jetën e trazuar që u arrestua sot në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, duke bërë manovra të rrezikshme.

Mishel Prela nuk ka ndaluar pas sinjalit të bërë nga policia, dhe në tentativë për t’u larguar, ka përplasur automjetin e policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Por ky emër nuk është i panjohur për publikun.

Prela është aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri. Por jeta e tij është një përzierje e famës, burgut, ate ntatit me 8 plumba dhe deri te deri te jetesa në azilet e Tiranës.

Mishel Prela
Në nëntor të 2025 ai iu drejtua Fiks Fare për të kërkuar ndihmë, ndërsa tregonte gjithë kalvarin e jetës së tij.

Misheli tregonte se jeta e tij është vërtetë një film, krahas atij të luajturit.

“Pata oferta për të bërë filma të tjerë në role kryesore por që më ndodhën disa probleme që s’i kisha parashikuar. Shkova në një rrugë të gabuar. U ktheva në Shqipëri dhe më ndodhi një problem. U konfliktova rastësisht për të mbrojtur një shok të vjetër. Ai personi erdhi për të më qëlluar mua. Për vetëmbrojte e qëllova dhe unë”, pohon Misheli.

Për këtë ngjarje, ai ka shkuar në burg dhe është akuzuar për plagosje.

“Më dënuan me 10 vite burg. Mora avokat dhe e ula, në qeli kam qëndruar 5 vite në moshën më të re dhe më të mirë”, thotë ai.

40-vjeçari shton se me personin që ishte konfliktuar ishte sqaruar.

“Ky personi që plagosa futi persona të tjerë për të më vr arë. Nuk erdhi vetë, pagoi një killer. Ky që nuk e njihja fare isha në një hotel, sapo dola jashtë më thirri ‘o Mishel’ dhe e mbaj mend që më ka kaluar plumbi i parë në rrëzë të veshit. Më ka gjëmuar për një distancë të gjatë, deri te shkolla ‘Partizani’, duke mos u reshtur fare. Unë pata 8 gjuajtje, 8 plumba në trup. Një e kam akoma në kockë, i cili më shpëtoi se pata një fluturim. Më qëlloi pas shpinë dhe dukë më ndjekur të 8 plumbat”, rrëfen ai.

Më tej tregon edhe momentin më dramatik me përballjen me vr aasësin.

“Në fund fare mbaj mend që ka ardhur dhe ma ka vënë pistoletën në ballë. Kam reaguar dhe i kapa pistoletën me dorë. Ia çova sipër se s’do isha më këtë ditë. Ma vuri prapë në kokë, po s’kishte më fishekë dhe iku me vrap. Te dora më kapi plumbi. Ky ishte paguar nga personi në fjalë, 80 mijë euro për eliminimin tim. Ate ntatori është në burg, ndërsa porositësi nuk e di”, shton Misheli.

Në spital ka kaluar një tjetër dramë, që zgjati plot 6 muaj. Në fund, tregonte se pas gjithë këtyre vuajtjeve, kishte mbetur i pastrehë.

“Unë jetoj në qendrën ‘Strehëza’ që është në Shkozë. Momentalisht kam shumë probleme, jam vetëm. Erdha thashë t’i drejtohem Fiksit, artistëve kombëtare dhe ndërkombëtarë kush të dojë të më ndihmojë. Aty ku jam te ‘Strehëza’ jam me 20 veta të tjerë dhe nuk kam mundësi ta mjekoj këmbën as se si të lëviz. Më thanë se do më jepnin një shtëpi. Unë s’kam mundësi tjetër, marr një kemp 140 mijë lekë të vjetra në muaj, të cilat s’më mjaftojnë as për mjekime”, tregonte Misheli./Top Channel

Related Posts

Pak ditë pasi u shpall fituese e BBV, Selinës i ndodh e papritura

Selin Bollati u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë dhe të mbushur…

‘Cfarë ka moj, a reagon…’ Ulërima dhe britma në Ferma Vip! Del video, ja cfarë paska ndodhur

Pamjet dramatike dhe ulërimat e mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP” mbajtën në ankth jo vetëm fermerët, por edhe të gjithë ndjekësit e formatit. Tashmë, e verteta…

Nuk fitoi çmimin, por fitoi publikun – mesazhi i Mateos bën namin (Video)

Pas përfundimit të spektaklit, Mateo ka reaguar për herë të parë me një video të gjatë në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij…

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës së studios dhe festave, duke u bashkuar…

B0MBA! Shqiptarja në krye të botës? Mira Murati drejt postit të kryeministres

Këtë javë në Rrethi Katror, u diskutuan një sërë zhvillimesh nga vendi dhe bota, që tërhoqëm vëmendjen e ditëve që lamë pas. Alfred Çako në studion e…

Fansat të shqetësuar! Aksidentohet këngëtarja e njohur (FOTO)

Artistja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu mësohet se së fundmi është përfshirë në një aksident.🡇𝐒𝐡𝐭y𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐞𝐭🡇 Lajmi është konfirmuar burime për “Prive” të…