Një rast shqetësues është raportuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët denoncojnë humbjen e një të moshuare në Durrës.
Bëhet fjalë për 70-vjeçaren Fidarie Muca, e cila sipas të afërmve është larguar nga shtëpia rreth orës 16:40 dhe prej asaj kohe nuk është kthyer më.
Familjarët bëjnë me dije se ajo është parë për herë të fundit në zonën e Shkozetit, jo shumë larg banesës së saj, ndërsa më pas nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen.
Rasti është denoncuar në polici, por deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e saj.
Kushdo që ka parë apo ka informacion për 70-vjeçaren, lutet të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 68 360 0790.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për ta kthyer sa më parë pranë familjes së saj.